Ekipet mobile të CIVIL shfrytëzuan motin e bukur në Prilep të shtunën në mesditë për të biseduar me mbi njëqind qytetare dhe qytetarë për situatën politike dhe gatishmërinë për zgjedhje të lira në nivel qendror, por edhe në atë lokal.
Në sheshin e qytetit në Prilep, banorët u informuan për projektin “Përpara!” dhe u shpërndanë mbi 1500 afishe me përmbajtje edukative dhe informative për projektin si dhe për mënyrën e aplikimit për vëzhguesit të CIVIL.
Ekipet e CIVIL biseduan edhe me mediat lokale, përfaqësues të organizatave lokale të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të partive politike në Prilep.
Numri i madh i prilepasve, të cilët ishin të interesuar për t’u informuar gjatë ngjarjes publike, porositën: “Kurajo dhe vetëm përpara”
Prilepasit me kënaqësi morrën pjesë edhe në regjistrimet e foto-peticionit “Unë jam për zgjedhje të lira” dhe video-peticionit me mesazhin “Përpara!”.
CIVIL zbaton monitorim të plotë, gjithpërfshirës, të paanshëm dhe objektiv të përgatitjes dhe rrjedhës të tërë procesit zgjedhor dhe respektimit të së drejtës për të votuar. Janë duke u zhvilluar aktivitete për përzgjedhjen, rekrutimin dhe trajnimin e vëzhguesve afatgjatë, afatshkurtër dhe qytetarë të procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë.
Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1000 vëzhgues qytetarë dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë të procesit zgjedhor, vëzhgim gjatë ditës së zgjedhjeve, edukim dhe forcim të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti zbatohet në nivel kombëtar në 14 qendra rajonale të CIVIL. Projekti “PËRPARA!”, i cili filloi në janar dhe do të zgjasë 7 muaj, është mbështetur me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.
Si edhe deri tani, së bashku me qytetaret e qytetarët, CIVIL kontribuon dhe do të kontribuojë për të krijuar kushte për zgjedhje të lira.
Merrni pjesë në aktivitetet tona për forcimin e vetëdijes publike për të drejtat e votuesve!