• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Komuna nuk ka sens, por manastirasit duan përpara!

February 27, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter
Pavarësisht vendimit të drejtuesit Slobodan Bonçanovski në Komunën e Manastirit për të mos dhënë leje për ngjarjen e “Përpara!” të shtunën në Sheshin “Magnolia”, gjë që është bërë “traditë” e shëmtuar e autoriteteve lokale në Manastir kur bëhet fjalë për aktivitetet e CIVIL – Qendrës për Liri, megjithatë, u arrit një komunikim i shkëlqyer i aktivistëve të të Shkupit dhe të Manastirit, si dhe bashkëpunim me qytetaret dhe qytetarët e Manastirit, gjatë shoqërimit dy-orësh të shtunën pasdite.

Ekipet CIVIL i informuan manastiraset dhe  manastirasit për projektin “Përpara!” dhe i inkurajuan që të angazhohen në mënyrë aktive në monitorimin e zgjedhjeve. Në sheshin e qytetit “Magnolia” dhe përgjatë Sokakut të Gjërë u ndanë më shumë se 1000 afishe me përmbajtje informative për mundësitë për të vëzhguar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Qytetarët e Manastirit ishin veçanërisht të interesuar të jenë pjesë e procesit të monitorimit, ndërsa interesim të madh kishte edhe për pjesëmarrje në foto-peticionin “Unë jam zgjedhje të lira”.
12772064_913791882072615_1681070823297932490_o
CIVIL bisedoi edhe me përfaqësuesit e OJQ-ve nga Manastiri, si dhe me aktivistë nga organizata partnere “Për ne bëhet fjalë” (Za nas se raboti).
Mediat që morën pjesë në këtë ngjarje, përmes deklaratës të kryetarit të CIVIL-it, Xhabir Deralla, u informuan për aktivitetet aktuale të procesit të monitorimit dhe për mundësinë që edhe manastirasit të jenë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve parlamentare.
12771711_913791775405959_5263428844731656902_o
CIVIL zbaton monitorim të plotë, gjithpërfshirës, të paanshëm dhe objektiv të përgatitjes dhe rrjedhës të tërë procesit zgjedhor dhe respektimit të së drejtës për të votuar. Janë duke u zhvilluar aktivitete për përzgjedhjen, rekrutimin dhe trajnimin e vëzhguesve afatgjatë, afatshkurtër dhe qytetarë të procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë.
Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1000 vëzhgues qytetarë dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë të procesit zgjedhor, vëzhgim gjatë ditës së zgjedhjeve, edukim dhe forcim të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti zbatohet në nivel kombëtar në 14 qendra rajonale të CIVIL. Projekti “PËRPARA!”, i cili filloi në janar dhe do të zgjasë 7 muaj,  është mbështetur me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore. Si edhe deri tani, së bashku me qytetaret e qytetarët, CIVIL kontribuon dhe do të kontribuojë për të krijuar kushte për zgjedhje të lira.
Merrni pjesë në aktivitetet tona për forcimin e vetëdijes publike për të drejtat e votuesve!
Tags: civilManastiritPËRPARA
Next Post

CIVIL-i në Resnjë, Ohër, Strugë, Drugovë dhe Kërçovë

"Përpara" në Kërçovë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom