Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, sot mori mbështetje për punën e saj nga të gjitha ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni.
Në takimin, i cili nuk ishte i paralajmëruar, Janeva u takua me pothuajse të gjitha përfaqësuesit diplomatike në Maqedoni, gjegjësisht, siç mund të shihet në fotografinë të publikuar, me përfaqësuesit e Francës, Holandës, Gjermanisë, Spanjës, si dhe ambasadorët nga shtetet tjera anëtare të Bashkimit Evropian.