CIVIL kategorikisht kërkon nga partitë politike të përfshira në negociatat për tejkalimin e krizës politike në vend të arrijnë marrëveshje për lirimin e mediave nga shtërngimet partiake.Plotësisht e mbështesim propozimin e ndërmjetësuesit ndërkombëtar Peter Vanhaute për rregullimin e mediave dhe kërkojmë që ai sa më shpejt të shndërrohet në ligj dhe në praktikë.
Ju bëjmë thirrje përfaqësuesve të pushtetit, shërbyesve mediatikë dhe surrogat – organizatave të tyre që të përmbahen nga fjalori provokues dhe diskfalifikues drejtuar kundër shoqërisë civile, medieve të lira dhe kundër ndërmjetësuesit ndërkombëtar Vanhaute dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi. Me paraqitjet e tyre në opinion, në të cilat sillen vrazhdë dhe në mënyrë jodemokratike, ata vetëm e shkatërrojnë më tej reputacionin e Republikës së Maqedonisë dhe shkaktojnë thellimin e mëtejshëm të krizës, në vend se kapërcimin e saj.
Që nga nënshkrimi i Marëveshjes për tejkalimin e krizës politike deri më tani, CIVIL doli me një seri të analizave dhe rekomandimeve për rrjedhën e zbatimit të saj. Një pjesë e kërkesave dhe rekomandimeve të CIVILIT janë:
Mediat duhet patjetër të janë lira dhe të përgjegjshme.
Servisi publik RTVM duhet të reformohet dhe të jetë në shërbim të qytetarëve dhe qytetareve, e jo të strukturave në pushtet.
Agjencia për Shërbime Audio Audiovizuale Mediatike duhet të bëhet e pavarur dhe profesionale, e jo trup rregullues i dirigjuar partiakisht.
Për të krijuar kushte për zgjedhje të lira, mediat duhen të janë të lirohen nga diktati partiak dhe ta përmbushin rolin e tyre shoqëror, konform standardeve demokratike. Pa media të lira, nuk ka zgjedhje të lira!