Vllado Çingoski, avokat nga Ohri, funksionar i mëparshëm i LSDM-së, dëshmoi për manipulime të rënda në të gjitha proceset zgjedhore deri më tani në Republikën e Maqedonisë. Ai shpalosi të dhëna rrënqethëse për situatën në vitet e kaluara dhe tani, për abuzimet dhe presionet, si dhe për rolin kontraverz të pjesëmarrësve të ndryshëm në procesin zgjedhor. Ai i zbuloi dhe lakuriqësoi qëllimet dhe pozitën e shumicës së të pranishmëve në sallë.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=JHvci-VIb7g[/youtube]
Çingoski ishte një nga pjesëmarrësit në Takimin me qytetarët dhe qytetaret me temë TË GJITHË PËR ZGJEDHJE TË LIRA në Ohër. Ngjarja u mbajt në sallën e ,adhe të Komunës së Ohrit, më 30 janar të vitit 2016.