Kreu i ASH (VLEN), Arben Taravari thotë se me dispozitat e tanishme ligjore gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase, përcjell TV21. Taravari tha se synojnë që ta heqin 20%-shin nga Kushtetuta, ndërkaq tha se përdorimi i gjuhës shqipe duhet të kthehet ashtu siç ka qenë para vitit 1991.
“Mos dyshoni, mos keni pikë dyshimi se mund të tërhiqet përdorimi i gjuhës shqipe, mund të avancohet. A do të avancohet, shikoni, pikësynimi ynë duhet të jetë tërheqja e 20%-shit prej Kushtetutës, kjo është zgjedhja për përdorimin e gjuhës shqipe, çdo gjë tjetër është improvizim. Ja nuk i heqim edhe tre nenet, përsëri a është zyrtare oficiale, përdore, nuk përdoret, kjo është fakt i pamohueshëm që gjuha shqipe përdoret edhe para luftës së 2001, konfliktit, tash përdoret prej 2017 më shumë se 4 ligje ka pas. Një gjë është e sigurt, gjuha shqipe nuk është e barabartë me përdorimin e gjuhës maqedonase dhe ne duhet të tentojmë ta kthejmë atë që ka qenë para 91-shit, ka qenë, para 91-shit, përdorimi i gjuhës shqipe dhe maqedonase ka qenë i barabartë”, tha mes tjerash Taravari./tv21.tv