• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Sipas Mickoskit s’ka vend për Akademi Shqiptare/ Kasami: Të gjitha opsionet për zgjidhje janë në tavolinë

October 24, 2024
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Share on FacebookShare on Twitter

A ka mospajtim të ri mes partnerëve të koalicionit!? Dje kryeministri Mickoski në fjalimin solemn me rastin e ditës së luftës revolucionare maqedonase, në thirrjen e tij për bashkim në plotësimin e strategjisë për zhvillim të shtetit, e përfshiu vetëm ASHAM-in duke treguar qartë se nuk ka vend për akademi etnike, duke aluduar për akademinë shqiptare.

“Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë dhe mendjet shkencore u margjinalizuan dhe u drejtuan vetëm drejt projekteve dhe qëllimeve të tyre shkencore, por kësaj here duhet të përfshihen dhe të ndihmojnë në zhvillimin dhe vendosjen e qëllimeve dhe prioriteteve. Tani e di se në opinion do të flitet për akademi të ndryshme, andaj po e them këtë. Shkenca, qëllimet dhe strategjia nuk duhet të bëhen në bazë etnike”, tha Hristijan Mickoski.

Liderët e VLEN-it Bilall Kasami dhe Arben Taravari janë të kujdesshëm në deklaratat e tyre. Taravari tha se nevojitet strategji ku do të përfshihet dhe akademia shqiptare.

Mickoski dërgoi thirrje deri tek opozita për bashkim dhe siç tha, bashkërisht t’i sjellin vendimet për ardhmërinë e vendit. Nga LSDM nuk e hodhën poshtë ofertën “unblock”,  por thonë se në nivel partiak do të shqyrtohet propozimi.

“Në lidhje me thirrjen e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, unë mund të them me argumente dhe fakte se LSDM asnjëherë nuk ishte pengesë për zhvillimin e shtetit në çdo nivel, në çdo sektor për një jetë më të mirë të qytetarëve. Kështu që, do ta shqyrtojmë këtë propozim që e ofron Mickoski dhe do të prononcohemi për thirrjen e tij të fundit”, tha Bogdanka Kuzeska.

Në thirrjen për realizimin e strategjisë, Mickoski tha se shteti po përballet me një problem më të madh e ky është largimi i të rinjve duke shtuar se për disa vjet Maqedonia do të bëhet shtet “zombi”  , pa popullsi. Me këtë program do të përcaktohen prioritetet e zhvillimit të shtetit, sfidat demografike, qëllimet ekonomike dhe segmentet e tjera të shoqërisë.

Next Post
“Asnjë hap pas”, Meloni i vë ‘vulën’: Marrëveshja Shqipëri-Itali nuk bie, do të funksionojë!

“Asnjë hap pas”, Meloni i vë ‘vulën’: Marrëveshja Shqipëri-Itali nuk bie, do të funksionojë!

KE: Draft plani i zgjerimit për Maqedoninë e Veriut parashikon respektimin e marrëveshjeve bilaterale

KE: Draft plani i zgjerimit për Maqedoninë e Veriut parashikon respektimin e marrëveshjeve bilaterale

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom