LSDM-ja opozitare përmes një komunikate ka shprehur shqetësimin për sigurinë e qytetarëve. Sipas kësaj partie me ardhjen në pushtet të është përkeqësuar në mënyrë alarmante.
“Incidentet e përditshme të përgjakshme dhe të shtënat konfirmojnë përkeqësimin serioz të sigurisë në rrugë dhe tregojnë paaftësinë e plotë të Toshkovskit dhe MPB-së. Edhe sa jetë të njerëzve duhet të kërcënohen përpara se Toshkovski të marrë përgjegjësinë për kaosin në rrugë dhe të japë dorëheqjen? Mbi 20 incidente të armatosura kanë ndodhur në 100 ditët e fundit të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Nga kjo parti opozitare shtojnë se qytetarët kanë frikë për sigurinë e tyre, ndërsa Toshkovski dhe VMRO-DPMNE-ja nuk kanë kapacitet për t’i mbrojtur ata.
“Ministër të Brendshëm më të paaftë nuk ka pasur asnjëherë”, akuzojnë nga LSDM.