Një person me emrin Hasan Selmanovski (nga Ohri, me vendbanim në Duren të Gjermanisë) në profilin e tij në Facebook ka publikuar gënjeshtra, dezinformata, gjuhë urrejtjeje dhe nxitje të akteve të urrejtjes kundër kryetarit të CIVIL-it, Xhabir Deralla. Me postimet e tij tendencioze në Facebook, duket qartë se dëshiron të cenojë nderin dhe reputacionin e Derallës, por në të njëjtën kohë edhe organizatës CIVIL.
Nuk është hera e parë, përkundrazi, ky është vetëm një tjetër nga mijëra postime të këtij lloji, me të cilin siguria personale e Derallës seriozisht rezikohet.
Është e qartë se me këto sulme (Deralla nuk është objektivi i vetëm) ato drejtohen si personalisht (ad hominem) ashtu edhe kundër organizatës CIVIL ,dhe platformës së saj mediatike. Dihet se CIVIL I si organizatë promovon të drejtat e njeriut, demokracinë, multikulturalizmin, vlerat evropiane dhe orientimin euroatlantik të vendit. CIVILi është një nga organizatat më relevante për luftimin e dezinformimit dhe propagandës, si dhe një organizatë me reputacion për monitorimin e proceseve zgjedhore dhe kontrollin e armëve. Nga aty, sulme të tilla të orkestruara synojnë pikërisht kundër vlerave dhe veprimeve të CIVIL-it, dhe me këtë ushtrohet presion edhe ndaj qytetarëve që të mos guxojnë të shprehin mbështetjen publike për organizatën.
Për këtë rast janë njoftuar institucionet kompetente.
Ekipi monitorues i CIVILit