Këshilltarja në Komunën e Gostivarit, Ema Neshkovska, në fjalimin e saj në manifestimin publik “Dialogje qytetare për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Sfidat dhe zgjidhjet”, thotë se multikulturalizmi dhe një shoqëri për të gjithë nuk do të dalin kurrë nga moda dhe se duhet vazhdimisht kultivuar dhe përmirësuar atë.
“Tema e multikulturalizmit dhe shoqërisë multietnike, mendoj se nuk do të dalë kurrë nga moda, sepse është një temë që duhet ta përmirësojmë dhe ta ushqejmë vazhdimisht dhe nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme, sepse nëse relaksohemi pak dhe i lëmë le të gjërat qëndrojnë si janë, duke shpresuar se mjafton ose është mirë, atëherë e kemi ngatërruar punën dhe do të duhet të kthehemi shumë hapa pas. Ushqimi i multikulturalizmit është respekti, nëse respektojmë njëri-tjetrin atëherë nuk do ta kemi problem të pranojmë dallimet. Nacionalizmi të çon vetëm në rrënim dhe mendoj se politikanët e rinj kanë kapacitetin për ta kundërshtuar atë”, thotë Neshkovska.
Neshkovska theksoi se gjuha shërben për komunikim dhe se ne nuk duhet vetëm të kuptojmë njëri-tjetrin por edhe të jemi të dëgjuar.
D. Tahiri
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Goran Naumovski