Këshilltarja në komunën e Gostivarit, Afërdita Hamza, në fillim të prezantimit të saj në ngarjen publike “Dialogje qytetare për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Sfidat dhe zgjidhjet”, thotë se pranvera nuk vjen me një lule, por duhet të ketë më shumë lule.
Politika kombëtare, për mendimin tim, bëhet më së shumti në pushtetin qendror, ku fokusi është te nacionalizmi. Dihet edhe botërisht se në një shtet multietnik, nëse një bashkësi etnike është e para në Kushtetutë, në atë shtet do të ketë probleme, ashtu siç kemi edhe ne.
“Përderisa Kushtetuta thotë se ky vend është i maqedonasve dhe i bashkësive tjera etnike, ne do të kemi problem. Unë jam tolerante dhe fakti që flas në gjuhën maqedonase tani tregon se kam respekt për të tjerët, do të thotë se e respektoj shtetin, por me të vërtetë është e vështirë të ndihem si kategori e dytë”, tha Hamza.
D. Tahiri
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Goran Naumovski