Konferenca “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Perceptimet, shpresat dhe frika, sfidat dhe zgjidhjet” e organizuar nga CIVIL-Qendra për Liri, do të mbahet më 16 maj (e martë), në Hotel Park Residence, me fillim nga ora 12:00.
Në Konferencë do të përfshihen një sërë aspektesh socio-politike të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, multikulturalizmit dhe vlerave evropiane. Ngjarja mbahet edhe në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit, 21 maj.
Konferenca do të hapet nga kreu i shtetit, presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa folësit kryesorë do të jenë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhëniet ndërkomunitare, Artan Grubi, koordinatori kombëtar për multikulturalizëm, Robert Allagjozovski, deputetja Sanella Shkrijelj, konsulli i nderit i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Petar Arsovski.
Më tej, në foltore do të dalin edhe katër kryetarë komunash, Maksim Dimitrievski, Arben Taravari , Visar Ganiu dhe Bilall Kasami.
Në mesin e gati 20 folësve janë një numër përfaqësuesish të komunitetit ekspertësh dhe akademik, shoqërisë civile dhe medias. Do të flasin: zëvendësdrejtori i AOPZ-së, Xhelal Hoxhiq, profesoresha universitare Ana Çupeska, Zoran Ivanov, Ljubisha Nikolovski, Petrit Saraçini, si dhe CIVIL-ët Biljana Jordanovska, Dehran Muratov, Dragan Mishev dhe Xhabir Deralla. Moderatore e eventit është Dijana Tahiri.
Konferenca është pjesë e projektit “Së bashku për një të ardhme më të mirë” kushtuar promovimit të multikulturalizmit dhe vlerave evropiane, i cili zbatohet nga CIVIL me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme dhe Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut.