• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home KUMTESA

Projekti i ri i CIVIL-it “Bashkë për ardhmëri më të mirë” promovon multikulturalizmin dhe vlerat evropiane

March 10, 2023
in AKSION, KUMTESA, LAJME, MULTIKULTURË
Projekti i ri i CIVIL-it “Bashkë për ardhmëri më të mirë” promovon multikulturalizmin dhe vlerat evropiane
Share on FacebookShare on Twitter

 CIVILi filloi projektin “Bashkë për ardhmëri më të mirë” me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Dukatës së  Madhe të Luksemburgut, për  promovimin e multikulturalizmit dhe vlerat evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Projekti parashikon aktivitete të ndryshme për të inkurajuar ndryshime pozitive në shoqëri dhe për të fuqizuar komunitetet që të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë.

Ky projekt bazohet në arritjet e projekteve të mëparshme dhe përfshin promovimin e respektit për diversitetin kulturor, etnik dhe fetar, si dhe mosdiskriminimin në Maqedoninë e Veriut, me përqëndrim të veçantë  te  të rinjtë dhe  mbështetjen e strategjive të qeverisë për multikulturalizëm, barazi, dhe mosdiskriminim.

Në muajt në vijim, CIVILi do të zhvillojë një agjendë dinamike aktivitetesh në të gjithë vendin dhe do të intensifikojë bashkëpunimin me institucionet e pushtetit qendror dhe vendor, OSHC-të, mediat, institucionet arsimore dhe vendimmarrësit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe politike në vendi, duke përfshirë partitë politike, komunitetet fetare, grupet joformale qytetare dhe politike dhe komunitetin e biznesit. Mbi të gjitha, CIVIL i do të mbështetet në përkrahjen e qytetarëve në të gjithë vendin.

Ndër shumë aktivitete të tjera, CIVILi do të organizojë konkurse artistike për nxënësit e shkollave fillore dhe një sërë ngjarjesh lokale për publikun e gjerë.

Nëpërmjet platformave mediatike, CIVILi do të kontribuojë në kuptimin dhe dekonstruksionin e narativave nacionaliste dhe do të propozojë mënyra për tejkalimin e ndarjeve dhe për të përqafuar multikulturalizmin dhe vlerat evropiane në shoqëri.

“Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë. Ne do të vazhdojmë të dërgojmë mesazhe të forta kundër nacionalizmit, kundër ndarjeve dhe urrejtjes. Shoqëria e Maqedonisë së Veriut  është multikulturore, multikonfesionale dhe multietnike. Ky fakt i realitetit është një bukuri dhe një potencial i madh. Diversiteti përfaqëson një potencial të madh për prosperitetin dhe mirëqenien e të gjithë individëve dhe komuniteteve në një shoqëri që jeton në harmoni me vetveten. Diversiteti nxit kreativitetin dhe rrit mundësitë për sukses në të gjitha sferat e shoqërisë, duke përfshirë ekonominë, mirëqenien sociale, kulturën, arsimin dhe shumë aspekte të tjera. Dhe… Kjo është Evropa” – thuhet në deklaratën e organizatës për fillimin e projektit

CIVILi synon të rrisë ndërgjegjësimin për përfitimet e shoqërisë multikulturore, mosdiskriminimin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në përputhje me vlerat evropiane. Projekti do të kontribuojë drejt përmirësimeve në fushën e marrëdhënieve ndërkomunitare në vend dhe kundër kulturës së ndarjes dhe urrejtjes.

“Shoqëria jonë duhet të kundërshtojë tendencat radikale nacionaliste dhe duhet të mbetet një shembull kryesor i multikulturalizmit në rajon dhe më gjerë. Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku, për  ardhmëri më të mirë, për paqe dhe prosperitet. Kulturat, traditat dhe gjuhët tona të ndryshme na pasurojnë”, tha kryetari i organizatës, Xhabir Deralla.

Organizata mbetet e hapur dhe mirëpret të gjitha kontributet, pyetjet dhe komentet në kontekst të projektit.

 

                                                                CIVILMEDIA.MK | DREJT.MK  | CIVIL.TODAY

                                                               FACEBOOK | TWITTER | INSTAGRAM | YOUTUBE

Tags: civilkumtesëMultikulturëprojekt
Next Post
Zabrçanec: Takimi Vuçiq-Kurti në Ohër, investim në paqen në Ballkan dhe në përshpejtimin e përparimit të përbashkët evropian

Zabrçanec: Takimi Vuçiq-Kurti në Ohër, investim në paqen në Ballkan dhe në përshpejtimin e përparimit të përbashkët evropian

Igor Bandoviq, Qendra për Politika të Sigurisë, Beograd: Takimi Vuçiq – Kurti është bazë e mirë për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk duhet të ndalet me kaq

Igor Bandoviq, Qendra për Politika të Sigurisë, Beograd: Takimi Vuçiq – Kurti është bazë e mirë për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk duhet të ndalet me kaq

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom