• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LUFTA NË UKRAINË

Kreu i shtetit, diplomatë nga e gjithë bota, ekspertë, analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në konferencën “Ukraina – Vit i Heroizmit”

February 23, 2023
in BOTA, LAJME, LUFTA NË UKRAINË, POLITIKË
Kreu i shtetit, diplomatë nga e gjithë bota, ekspertë, analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në konferencën  “Ukraina – Vit i Heroizmit”
Share on FacebookShare on Twitter

“Ukraina – Vit i Heroizmit” është titulli i përbashkët i konferencës së madhe që do të mbahet nesër, 24 shkurt, në Shtëpinë e Armatës, me fillim në ora 11, kumtoi CIVILi.

Në konferencë marrin pjesë Presidenti Stevo Pendarovski, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Ambasadorja e Ukrainës, Larisa Dir, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, Ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministra të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ambasadorë dhe diplomatë të më tepër shteteve nga Evropa, SHBA dhe Japonia, ekspertë, analistë dhe përfaqësues të shoqërisë qytetare.

Gjithsej 26 folës janë të paraparë në agjendën e pasur të Konferencës në organizim të organizatës joqeveritare CIVIL- Qendra për Liri dhe Ambasadës së Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në programin e ngjarjes është paraparë edhe projektim i filmit të shkurtë, ekspozitë e fotografive dhe promovim i librit për luftën heroike të Ukrainës.

Data e mbajtjes së kësaj ngjarjeje të madhe, 24 shkurt, përputhet me fillimin e invazionit brutal rus kundër Ukrainës, saktë para një viti.

Ekspozita është me fotografi të fotografit ukrainas Eduard Krizhanivskij, ndërsa autor i librit që do të promovohet, është presidenti i CIVILit dhe kryeredaktori i CIVIL Media, Xhabir Deralla.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt, në onlajn kanalet e CIVILIT (Facebook dhe YouTube).

 


CIVIL online: FACEBOOK | YOUTUBE | TWITTER | INSTAGRAM

Të gjitha lajmet në lidhje me këtë ngjarje mund të gjenden në kategorinë: VIT I HEROIZMIT  NË CIVIL Media.

Tags: civilkonferencëUkrainëVit i Heroizmit
Next Post
Deralla: Mickoski të kërkojë falje, kërcënoi mediat, po ushtron presion publik

Deralla: Mickoski të kërkojë falje, kërcënoi mediat, po ushtron presion publik

CIVIL: Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski me sulm brutal kundër lirisë së shprehjes

CIVIL: Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski me sulm brutal kundër lirisë së shprehjes

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom