Suedia dhe Finlanda, të cilat javën e kaluar i shtruan kandidaturat e tyre zyrtare për anëtarësim në NATO, do të marrin pjesë në samitin e Aleancës në Madrid në qershor, deklaroi kryeministri spanjoll në forumin në Davos, transmeton MIA.
“Dy vendet nordike gjithsesi do të jenë në Madrid, në samitin që do të mbahet nga 28 deri më 30 qershor”, deklaroi Pedro Sançez, i cili për këtë u pyet nga kryetari i Forumit Ekonomik Botëror (FEK) Borhe Brende.
“Këto janë dy demokraci të mëdha dhe besoj se është shumë e rëndësishme t’i kemi si aleatë të NATO-s”, vazhdoi Sançez.
“Atmosfera, konteksti aktual dhe dëshira politike e aleatëve është të punohet në çështjen e këtyre dy vendeve”, tha lideri socialist spanjoll, transmeton Hina.
Ai potencoi se Spanja do ta “përshpejtojë procesin parlamentar” kur të ratifikohet pranimi i dy vendeve. Si rezultat i inavzionit rus në Ukrainë, Finlanda dhe Suedia zyrtarisht shtruan kërkesë për hyrje në NATO javën e kaluar, por Turqia e kundërshtoi anëtarësimin e të dyja vendeve në Aleancë. Sançez tha se qëllimi kryesor i samitit në Madrid do të jetë “uniteti i aleatëve” dhe uniteti “midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.