Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka pritur në takim një delegacion të organizatës për të drejtat e njeriut “Civil”, të kryesuar nga kryetari i kësaj organizate, informoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Në takim,është folur për programet qeveritare dhe bashkëpunimin e organizatës qeveritare në përforcimin e vlerave qytetare dhe kapaciteteve në shtet, lufta kundër dezinformatave, transparenca e institucioneve si dhe implementimi i “Strategjisë nacionale për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmin në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Kryeministri Kovaçevski në takim tregoi se në pesë vitet e kaluara Qeveria ka treguar se çfarë do të thotë demokracia, liria individuale dhe e drejta e mendimit, respektit, toleranca dhe mosdikriminimi dhe se strategjia qeveritare për një shoqëri po identifikohen përcaktuesit themelues për bashkësi në secilin qytetarë, pa përjashtim, do të të ndjehet si i barabartë, pjesëtarë i bashkësisë, është fer edhe e drejtë për të gjithë.
Me ndryshimin e pushtetit në vitin 2017, theksoi Kovaçevski, dhe për mediat dhe për qytetarëve ka ndodhur kthesë në fushën mediatike në më shumë baza. U ndalua represioni, diktimi dhe kontrolli, ndërsa në skenën publike dominojnë liria e mendimit dhe të shprehurit, kritika e zëshme dhe përballja e mendimeve, ideve dhe argumenteve.
Në takim u tregua se përmes respektimit maksimal të parimit të gjithëpërfshirjes, Qeveria në bashkëpunim të ngushtë dhe produktiv me sektorin qytetar dhe të biznesit mbetet maksimalisht e përkushtuar ndaj implementimit të parimit për pushtet të hapur.
Kryeministri Kovaçevski në takim si aktivitete veçanërisht të rëndësishëm e theksoi aktivitetin e “Civil Media” si pjesë e organizatës për të drejtat e njeriut “Civil”, në rekonstruktimin e dezinformatave.
Në lidhje me fushatën aktuale të opozitës për bllokada dhe bojkot të institucioneve, në takim u theksua se bëhet fjalë për sjellje të papërgjegjshme që ka për qëllim të gjenerojë krizë shtesë për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme.
Në takim, u shpreh pajtueshmëri se e rëndësisë së veçantë është të përfundojë procesi për reforma të procesit zgjedhor dhe se në këtë moment zgjedhjet e parakohshme do të shkaktojnë anulim shtesë edhe të proceseve të tjera që janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët dhe shtetin.