Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e priti përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhosep Borell, i cili ndodhet në vizitë pune në vendin tonë dhe i cili në takim ishte i shoqëruar nga shefi i delegacionit të BE-së, ambasadori Dejvid Gir.
Kryeministri Kovaçevski dhe nënkryetari i KE-së Borell patën takim tet-a-tet, pas të cilit vijoji mbledhje bilaterale e të dyja delegacioneve, ku nga ana jonë morën pjesë zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Kryeministri Kovaçevski në takim falënderoi përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhosep Borell, për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe të fuqishme personale për Republikën e Maqedonisë së Veriut për të marrë një datë për bisedime pa vonesa të mëtejshme dhe për ardhmërinë e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në takim edhe njëherë u dënua lufta e paprovokuar dhe të pajustifikuar e Rusisë në Ukrainë, e cila po shkakton ndryshime tektonike gjeopolitike që kërkon nga të gjithë në Evropë të veprojnë në unitet, fuqishëm dhe në kohë. Gjatë bisedës u theksua se Qeveria me mbështetjen e BE-së vazhdon me reformat dhe zbatimin e tyre në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, digjitalizimit dhe agjendës së gjelbër. Kryeministri Kovaçevski dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhosep Borell, e theksuan nevojën për veprim të shpejtë dhe për realizim të interesit strategjik dhe përfitimit të BE-së nga zgjerimi me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor si prioritet për siguri evropiane. Në atë drejtim u përshëndet edhe përparimi në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për gjetjen e formulës dinjitoze dhe fitimtare evropiane e cila do të zhbllokonte fillimin e bisedimeve aderuese për Maqedoninë e Veriut, ndërsa si veçanërisht të rëndësishëm, bashkëbiseduesit në takim theksuan se çështjet dypalëshe nuk duhet ta komplikojnë procesin”, kumton pres shëbimi i qeverisë.