Jo vetëm që duhet të gjejnë mënyrë për furnizim, BEG këtë e ka për obligim në pajtim me Ligjin për Energjetikë. Bartësit e licencave nuk mund të ndalojnë me përmbushjen e obligimit për dërgesën e shërbimit publik, këtë e kumtoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “Top tema” në Tellma.
Ai shtoi se nëse ata ndalojnë të furnizojnë ngrohjen qendrore, pa e informuar paraprakisht Komisionin Rregullator për Energjetikë se kanë problem, atëherë KRRE ka të drejtë t’ua marrë licencën.
“Në pajtim me ligjin, ata janë të obliguar edhe të kenë sasi për furnizimin e ngrohjes qendrore me lëndë djegëse alternative në periudhë prej 15 ditësh”, tha Bekteshi. Ai shton se problemi me furnizimin e ngrohjes qendrore në pjesën Shkup – Veri, duhet të zgjidhet përmes Komunës së Çairit ose institucioneve të tjera me intervenim prej 20 milionë denarësh. Ministri Bekteshi thekson se Shkupi dhe komunat e kanë detyrim ligjor t’u ndihmojnë qytetarëve për shtrenjtimin e ngrohjes qendrore.
“Ne i bëjmë thirrje Qytetit të Shkupit dhe komunave në qytet të përfshihen me krijimin e masave që t’u dalin në ndihmë qytetarëve. Qyteti i Shkupit dhe komunat duhet të përfshihen me programe të ndryshme që drejtpërdrejtë t’u ndihmojnë qytetarëve por edhe ta zbusë presionin me likuidimin që e kanë kompanitë që furnizojnë ngrohje qendrore në qytet”, tha Bekteshi.
Ai shtoi se pushteti qendror do t’u ndihmojë Qytetit të Shkupit dhe komunave për transferimin e mjeteve deri tek vetëqeverisjet lokale për sigurimin e gazit natyror për ngrohjen e institucioneve publike. “Jemi të informuar si Qeveri dhe Ministri e Ekonomisë për situatën në Komunën e Çairit. Është informuar edhe Komisioni Rregullator për Energjetikë se në pjesën e institucioneve publike, ndërmarrim përgjegjësi që me çmimin e gazit natyror që të furnizohen kopshtet, shkollat, objektet e komunave dhe ngjashëm”, tha Bekteshi.
Ai shtoi se BEG nuk ka problem me sasitë e gazit natyror, të cilat janë të siguruara edhe një herë kërkoi prej komunave dhe udhëheqësisë së Qytetit të Shkupit që të sillen masa me të cilat shtesë do t’u lehtësohet situata qytetarëve, pas vendimit të KRRE-së për rritjen e çmimit të ngrohjes qendrore. Bekteshi pyeti se pse kryetarja e Qytetit të Shkupit dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk e parapanë asnjë denar në buxhetin për krizën energjetike 2022. “Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë i bëjnë thirrje Qytetit të Shkupit në buxhetin e tyre për vitin 2022 të ndajnë mjete për zbutjen e presionit nga kriza energjetike mbi qytetarët. Kjo është të dëshmosh kujdes për qytetarë dhe këtë është dashur ta ketë parasysh Qyteti i Shkupit”, tha Bekteshi në debat.
Ai theksoi se planet për krizën energjetike kanë filluar që në gusht të vitit të kaluar, kur i janë dorëzuar kandidaturat për zgjedhjet lokale. “Gjithsecili që kandidohet për menaxhimin e një komune të caktuar, duhet ta dijë situatën dhe çfarë pritet pas shkeljes në detyrë”. Kandidaturat për zgjedhjet lokale janë dorëzuar deri në fund të gushtit, kur më dihej se do të kemi krizë energjetike. Atëherë është dashur të bëni plan për atë se si do ta menaxhoni krizën, deklaroi Bekteshi. Ai shtoi se Qyteti i Shkupit mund të kërkojë ridedikim të mjeteve të cilat qeveria ia ka paguar vetëqeverisjes lokale me qëllim të përballjes me krizën energjetike. Sipas Arsovskës, Qyteti i Shkupit dhe komunat e tjera nuk kanë kurrfarë ingerencash, ndërsa janë të ngarkuara me këtë situatë.