• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Kleman Bon: Ka vullnet në Sofje dhe Shkup problemi të zgjidhet sa më parë, Franca është e gatshme të ndihmojë

December 22, 2021
in LAJME, POLITIKË, RAJON
Kleman Bon: Ka vullnet në Sofje dhe Shkup problemi të zgjidhet sa më parë, Franca është e gatshme të ndihmojë
Share on FacebookShare on Twitter

Franca vlerëson se për momentin nuk mund të caktohet një datë specifike për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Një zgjidhje për problemet mes dy vendeve duhet gjetur sa më shpejt të jetë e mundur, por përcaktimi i afateve mund të prishë ritmin e procesit.

Kështu deklaroi Sekretari shtetëror francez për Çështje Evropiane, Kleman Bon, para gazetarëve në Sofje pas vizitës.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Kleman Bon tha se ka vullnet tek qeveria e re bullgare dhe tek autoritetet e Maqedonisë së Veriut në Shkup për ta vazhduar dialogun. Sipas Kleman Bon, Franca është e gatshme ta mbështesë këtë proces si partnere dhe si kryesuese e radhës me Këshillin e BE-së. Që të ruhet stabiliteti i Ballkanit, tha ai, Franca nuk mund të presë shumë gjatë por në të njëjtën kohë duhet të kemi mirëkuptim për problemet që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i zgjidhin.

“Po e lë Sofjen me vetëbesim dhe shpresë, pasi prej autoriteteve bullgare kamë dëgjuar vullnet të gjenden zgjidhje sa më parë”, deklaroi Kleman Bon. Ai kujtoi se Franca ka kërkuar metodologji të re për negociim me vendet të cilat tashmë i kanë filluar negociatat, si Serbia dhe Mali i Zi, si dhe ato të cilat duhet të negociojnë, si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Këto negociata tashmë nuk duhet të jenë ligjore, teknokrate dhe automatike, duhet pasur edhe proces politik dhe reverzibil në diskutimet për zgjerimin, theksoi sekretari shtetëror francez për Çështje Evropiane.

Gjatë vizitës në Sofje, Kleman Bon ishte pritur nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, kryeministri Kirill Petkov dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska.

Burim: MIA
Next Post
Cilat  mësime (nuk) i mësuam? CIVILi do të prezantojë nesër analizën e zgjedhjeve lokale

Cilat mësime (nuk) i mësuam? CIVILi do të prezantojë nesër analizën e zgjedhjeve lokale

Zaev dhe Spasovski qytetarëve të konfesionit islam ua urojnë muajin e shenjtë të Ramazanit

Kryeministri Zaev e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom