• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Vuçiq: Këtu nuk po bëhet Serbia dhe Shqipëria e Madhe, por gjëra të mira për qytetarët

December 22, 2021
in LAJME, POLITIKË, RAJON
The Guardian: Vuçiq do ta pranojë pavarësinë, marrëveshja Kosovë – Serbi brenda 6-12 muaj
Share on FacebookShare on Twitter

E kemi bërë iniciativën më të mirë, e cila do ta ndryshojë fytyrën e Ballkanit, nga emri i të cilit nuk turpërohemi dhe e cila do të sjellë shumë të mira për qytetarët, deklaroi sot në Tiranë presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas Samitit të Ballkanit të Hapur, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Në konferencën për shtyp së bashku me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, Vuçiq theksoi se është e rëndësishme për pjesëmarrësit që të vazhdojnë të punojnë për të gjitha çështjet dhe në këtë mënyrë të hiqen taksat dhe ndoshta një ditë të krijohet bashkim doganor, të fshihen kufijtë mes nesh, si dhe të tërhiqen më shumë investitorë së bashku.

Vuçiq tha se kur mbërriti në Tiranë pa që kryeministri i Shqipërisë po sulmohej, se Ballkani i Hapur ishte një nismë që synonte krijimin e Serbisë së Madhe. Vuçiq porositi se kjo iniciativë flet se si prodhuesit tanë bujqësor dhe industrial, por mbi të gjitha qytetarët e të trija vendeve mund të jetojnë më mirë në të ardhmen dhe të kenë më shumë turistë.

“Duke ardhur në Tiranë dhe duke folur tani në emër të të gjithë qytetarëve të Serbisë, erdha për të respektuar çdo person në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Të them se të gjithë janë gjithmonë të mirëpritur në Serbi, se Serbia është një shtëpi e dytë për ta, siç duhet të ndihemi të mirëpritur në Shkup dhe Tiranë”, tha Vuçiq.

Ai u shpreh i kënaqur për marrëveshjet e nënshkruara në Samit, duke thënë se është diçka që është diskutuar për dy vite dhe nuk mund të arrihet për shkak të procedurave të panumërta burokratike. Vuçiq theksoi se në çdo takim është rënë dakord që të përsëritet ftesa për të tjerët në rajon – Sarajevë, Podgoricë dhe Prishtinë, për t’iu bashkuar nismës dhe shtoi se do të diskutohet gjithashtu se si të ofrohen më shumë zbritje në hotele dhe restorante për qytetarët e tri vendeve.

Burim: MIA
Next Post
Nënshkrim i pesë marrëveshjeve për bashkëpunim rajonal në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

Vuçiq, Rama dhe Zaev për shpejtësitë e ndryshme të eurointegrimeve dhe nismën Ballkani i Hapur”

Kleman Bon: Ka vullnet në Sofje dhe Shkup problemi të zgjidhet sa më parë, Franca është e gatshme të ndihmojë

Kleman Bon: Ka vullnet në Sofje dhe Shkup problemi të zgjidhet sa më parë, Franca është e gatshme të ndihmojë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom