Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të qëndrojë në Tiranë ku së bashku me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në suaza të nismës rajonale “Ballkani i Hapur” do të jenë nënshkrues të gjashtë marrëveshjeve për bashkëpunim, midis të cilave edhe Marrëveshja për kushte për qasje të lirë në tregun e punës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Zaev sot në mbrëmje të përbashkët në Tiranë do të mbajë takim joformal me Ramën dhe Vuçiqin, ndërsa për nesër janë planifikuar disa takime, kumtuan nga Presidenca e Serbisë. Të martën, në Pallatin e Brigadave në Tiranë do të mbahet takim i tre liderëve dhe anëtarëve të delegacioneve me përfaqësues të Këshillit Atlantik, në të cilën do të bisedohet për Planin strategjik të nismës “Ballkani i Hapur” i vitit 2022. Në fund, treshja e liderëve, kryeministrat Zaev dhe Rama, dhe presidenti Vuçiq do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Në Tiranë do të nënshkruhen gjashtë marrëveshje. Zaev, Rama dhe Vuçiq do të nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, si dhe marrëveshje për lidhshmëri të skemave për ushqim dhe kafshë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Zoran Zaev dhe Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të Samitit në Tiranë dërguan letër të hapur për Ballkanin Perëndimor, në të cilën i ftuan vendet tjera nga rajoni t’i bashkangjiten nismës.
Në mbledhjet paraprake të nismës “Ballkani i Hapur” në Shkup në korrik të këtij viti dhe në nëntor në Beograd, ishte publikuar se qëllimi është nga janari i vitit 2023 të hiqen kufijtë për tre vendet kur bëhet fjalë për qarkullim të lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, si dhe nga viti 2022 të hyjë në fuqi leja e vetme e punës.