• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Takim i Kryeministrit Zaev me ministren italiane Lamorxheze: Fillimi i negociatave është i rëndësishëm edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për BE-në

November 30, 2021
in INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Takim  i Kryeministrit Zaev me ministren italiane Lamorxheze: Fillimi i negociatave është i rëndësishëm edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për BE-në
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Luçana Lamorxheze, ministre për Punë të Brendshme e Republikës së Italisë.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve në fushën e arsimit, ekonomisë, kulturës, mbrojtjes, shkencës dhe u konstatua avancimi i tyre, me nënshkrimin e paralajmëruar të Memorandumit të Mirëkuptimit për Anti- Drogë, i cili do të kontribuojë në forcimin e luftës së përbashkët kundër krimi dhe korrupsioni.

Në këtë fushë janë të mirëseardhura reformat e bëra e në vendin tonë, me të cilat vlerësohet se janë rritur kapacitetet e organeve për përballjen me krimin dhe korrupsionin.

Është vlerësuar se i ka parakushtet për të vazhduar drejt rrugës së BE-së, si dhe që kjo ka një rëndësi strategjike nga pikëpamja e sigurisë dhe ekonomisë.

Në këtë drejtim, nga Italia u përcoll  mbështetje e fortë për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe bindje se Republika Italiane do të vazhdojë me përpjekjet e saj për suksesin e këtij procesi, i cili vlerësohet si i rëndësishëm që të fillojë, si për vendin, ashtu edhe për vendet anëtare të BE-së.

Kryeministri Zaev u falënderua për miqësinë e madhe mes dy vendeve.

“Republika Italiane është  aleate dhe partnere strategjike në proceset euroatlantike të vendit tonë, por edhe  mike e madhe, e cila tregohet përmes solidaritetit të përbashkët sa herë që është e nevojshme, siç është shembulli me vaksinat gjatë pandemisë.

Përmes nënshkrimit të Memorandumit Anti-Drogë, do të avancojmë luftën e përbashkët kundër krimit dhe korrupsionit, drejt të cilit jemi të përkushtuar fuqishëm. Me avancimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet vendeve, hapim rrugë edhe për avancimin e bashkëpunimit të mirë ekonomik, i cili është i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset”, theksoi Kryeministri Zaev.

Në takim u ndanë përvoja në lidhje me ngritjen e ndërgjegjes  publike për rëndësinë e vaksinimit, si dhe për respektimin e masave për mbroje në kushte të pandemisë.

Next Post
Radev – Zaev: Dialogu në nivel të lartë është i rëndësishëm për ndërtimin e besimit dhe zgjidhjes së çështjeve kontestuese

Radev – Zaev: Dialogu në nivel të lartë është i rëndësishëm për ndërtimin e besimit dhe zgjidhjes së çështjeve kontestuese

MPB: Alarmi për sulm i rrjeshëm

MPB: Alarmi për sulm i rrjeshëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom