Me ftesë të Kryeministrit Zoran Zaevi në Qeveri u mbajt takim me përfaqësuesit e të gjitha partive politike që e përbëjnë shumicën parlamentare në Kuvend.
Të gjithë partnerët që ishin të pranishëm në takim shprehën mbështetje Qeverisë nga kjo shumicë parlamentare.Shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe përgjegjëse për të ardhmen e shtetit dhe të popullit.
Bashkërisht u konstatua se Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve nuk u duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se zgjedhje të tilla vetëm do ta fusnin vendin në një krizë politike, ekonomike, shoqërore dhe të sigurisë, por gjithashtu do t’i pengojnë edhe proceset e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Partnerët e koalicionit të shumicës parlamentare janë unanim se Maqedonisë së Veriut i nevojitet Qeveri e cila sjell rezultate me interes të qytetarëve, veçanërisht në kohën e pandemisë dhe krizës së energjisë, me një kurs të veprimi të qartë euroatlantik.