• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Vlerësimi i ODIHR për zgjedhjet në RMV, pretendimet për presion mbi votuesit vazhduan edhe në rrethin e dytë

November 2, 2021
in LAJME, DEKLARATA, ZGJEDHJE
Vlerësimi i ODIHR për zgjedhjet në RMV, pretendimet për presion mbi votuesit vazhduan edhe në rrethin e dytë
Share on FacebookShare on Twitter

Misioni për vëzhgimin e të ODIHR në Maqedoninë e Veriut, në konferencën për media me rastin e mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, ka vlerësuar se, rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut ishte konkurrues dhe administrata zgjedhore bëri përpjekje për të adresuar disa mangësi procedurale nga rrethi i parë. Megjithatë, retorika negative dhe pretendimet për presion ndaj votuesve dhe kandidatëve vazhduan të ndikojnë në zgjedhje, thanë në deklaratën e sotme vëzhguesit ndërkombëtar nga Zyra e OSBE/ODIHR, shkruan Portalb.mk

“Zyrtarët e zgjedhjeve i kryen përgatitjet teknike për balotazhet brenda afateve ligjore. Pas disa përpjekjeve për të adresuar çështjet teknike nga rrethi i parë, dita e zgjedhjeve të rrethit të dytë kaloi pa probleme, megjithëse disa mangësi vazhduan. Trajtimi joadekuat i kundërshtimeve minoi mjetet efektive ligjore dhe privoi disa njerëz nga mundèsia për të votuar”, tha në konferencë për media shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjet të ODIHR, Tana de Zulueta.

Ajo më tej shtoi se, megjithëse nga garuesit në rrethin e dytë u kërkua që të dorëzonin raporte financiare, ato nuk u publikuan para votimit. Kjo, së bashku me informacionin e kufizuar publik për financimin e fushatës në rrethin e parë dhe llogaridhënien për të, e zvogëloi transparencën.

Partitë më të mëdha parlamentare gëzojnë përparësi sistematike në shpërndarjen e burimeve publike për zhvillimin e fushatës dhe në mbulimin dhe reklamimin e në media, duke i vënë në pozitë të pafavorshme kandidatët e pavarur dhe ata nga partitë më të vogla. Mund të bëhet më shumë për t’i bërë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut më gjithëpërfshirëse, si për kandidatët e pavarur ashtu edhe për ata që i përfaqësojnë partitë më të vogla,” tha Tana de Zulueta.

Ajo më tej ka porositur se, përmirësimet në kornizën zgjedhore mund të krijojnë terren më të barabartë për garë duke i trajtuar pabarazitë sistematike në mundësitë për zhvillimin e fushatës si dhe duke u përqendruar në mënyrat për përmirësimin e pjesëmarrjes së grave në jetën politike.

Burim: Portalb
Next Post
Qeveria: Tërësisht janë zbatuar tre rekomandime të GREKO-s për një vit

Qeveria e miratoi propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes RMV-Shqipëri për pikat e përbashkëta kufitare

RMV, 14 të vdekur dhe 593 raste të reja me Covid-19

RMV, 14 të vdekur dhe 593 raste të reja me Covid-19

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom