Lidershipi të cilin e dëshmoi Gjermania me Procesin e Berlinit është me rëndësi. Disa nga përfitimet nga procesi janë reale, disa janë më shumë se politike. E ardhme e qetë, stabile dhe demokratike për rajonin ato janë qëllime të cilat nuk mund të arrihen ndryshe përveç se përmes së ardhmes evropiane të rajonit.
Nëse hiqet perspektiva evropiane nga ekuacioni realizimi i të gjithë kësaj – e ardhmja e qetë, e qëndrueshme dhe demokratike e Ballkanit Perëndimor, do të vihet në pikëpyetje. Këtë e theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij në panelin “Procesi i Berlinit – Çka vijon?” në kuadër të Forumit dyditor të Sigurisë në Beograd, në të cilin marrin pjesë përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe sektorit tink-tenk.
“Gjermania ekonomikisht është shumë më e pranishme në rajon. Për vendin tim ajo është partnerja më e madhe tregtare, gati gjysma e prodhimtarisë së vendit shkon për tregun gjerman. Politikisht kemi marrëdhënie shumë të mira me Gjermaninë. Edhe Gjermania është vend anëtar me njohje shumë të qartë se evropeizmi i këtij rajoni është interes strategjik për BE-në. Kjo është shumë me rëndësi edhe për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, sepse për ta procesi nënkupton mënyra evropiane e jetesës të sillet në vend. Në të kundërtën, ndërsa këtu jemi edhe në garë me kohën, për shumë persona më lehtë do të ishte të shkojnë për Gjermani, Itali ose në vende të tjera dhe atje ta kenë jetën evropiane. Por, ideja është që ta bëjmë rajonin evropian. Shkaku, motivimi për procesin, për fillimin e procesit është të arrihen rezultate reale plus angazhime politike. Njohja e rëndësisë së rajonit është ende e pranishme”, tha Dimitrovi.
Sa i përket zgjerimit të BE-së, ai vlerëson se procesi është ende në krizë dhe nuk ka shumë aktivitete, duke theksuar se kapitullin e fundit Serbia e hapi në dhjetor të vitit 2019, Mali i Zi në qershor 2020, përderisa vendimi për fillimin e bisedimeve nga marsi i vitit 2020 me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ende nuk mund të zbatohet edhe pse është sjellë me konsensus.
“Domethënë, nuk ka shumë lëvizje në teren. Kishim samit i cili dërgoi sinjal të mirë politik, u duhej pak kohë vendeve anëtare të merren vesh, por në fund u morën vesh që ta fusin fjalën zgjerim, që konsideroj se është me rëndësi. Por, anketa e Eurobarometër konfirmoi se jo vetëm qeveritë por edhe njerëzit në rajon pyeten nëse realisht, se një ditë mundemi me të vërtetë të bëhemi pjesë e BE-së. Jemi para zgjedhjeve, edhe pse nuk jam direkt pjesë e tyre, është shumë me rëndësi që BE-ja ta bëjë fitues zërin proevropian. Nëse nuk arrijmë të ofrojmë, sepse BE-ja nuk mund t’i ofrojë rajonit, forcat proevropiane, proreformuese do të përballen me sfida të mëdha. Dhe këtu jemi për momentin”, vlerëson Dimitrovi.