Nga të dhënat e përpunuara deri më tani, kryetarë janë zgjedhur në 34 komuna.
Prej tyre, në 22 komuna kryetarë të rinj janë nga VMRO-DPMNE, në nëntë komuna janë të LSDM-së, ndërsa në tri komuna shumicë votash kanë marrë kandidatët e BDI-së, kumtoi sonte kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.
Në raundin e dytë në pjesën më të madhe të komunave do të zgjidhet midis kandidatëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ndërsa në shtatë komuna në raundin e dytë janë kandidatët e Aleancës për Shqiptarët dhe të BDI-së.
Në dy komuna në raundin e dytë janë kandidatët e BDI-së dhe të BESËS.
Në Qendrën e Zhupës dhe në Mavrovë – Rostushe do të përsëritet procedura zgjedhore për shkak të mospërmbushjes së kushtit ligjor prej një të tretës së votuesve të regjistruar të cilët kanë dalë në votim, kumtoi sonte Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Dashtevski kumtoi se deri më tani në KSHZ nuk kanë arritur ankesa.