• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Eskobar: SHBA-ja shpreson se Shkupi dhe Tirana do t’i fillojnë negociatat me BE-në këtë vit

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe e euroaziatike, Gabriel Eksobar në takim onllajn me mediumet bullgare deklaroi se SHBA-ja shpreson që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë negociatat me BE-në për anëtarësim gjatë këtij viti.

October 1, 2021
in LAJME, POLITIKË, RAJON
Eskobar: SHBA-ja shpreson se Shkupi dhe Tirana do t’i fillojnë negociatat me BE-në këtë vit
Share on FacebookShare on Twitter

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Eskobar theksoi se SHBA-ja është e bindur se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë reforma të rëndësishme, ndonjëherë edhe të dhimbshme, për të lëvizur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Prandaj, sipas tij, dy shtetet meritojnë që negociatat t’i fillojnë sa më parë.

“Shpresoj se të gjitha shtetet evropiane do ta kuptojnë rëndësinë strategjike nga ajo për t’i lejuar këto dy shtete t’i fillojnë negociatat për anëtarësim. Shpresoj se Bashkimi Evropian, si dhe vendet anëtare individualisht, do ta njohin rëndësinë strategjike të integrimit evropian të shteteve ballkanike”, porositi Eskobar.

Ai e komentoi edhe situatën në Bosnjë e Hercegovinë, me ç’rast paralajmëroi se kërcënimet e serbëve të Bosnjës për shkëputje nga BeH paraqesin shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit dhe kjo vetëm do t’i çojë drejt “izolimit dhe dëshpërimit ekonomik”.

Eskobar theksoi edhe se SHBA-ja mbetet fuqimisht e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës.

Burim: MIA
Next Post
Regjistrimi i suksesshëm, rezultate për gjashtë muaj

Regjistrimi i suksesshëm, rezultate për gjashtë muaj

Drejtues i një institucioni arsimor u dërgon SMS-ftesë punonjësve për “pjesëmarrje të obligueshme” në tubim të BDI-së

Drejtues i një institucioni arsimor u dërgon SMS-ftesë punonjësve për "pjesëmarrje të obligueshme" në tubim të BDI-së

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom