Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të premten e nënshkroi Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarët e këshillave komunal, Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë komunash dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit të cilat do të mbahen më 17 tetor të këtij viti në pajtim me kornizën ligjore dhe afatet e përcaktuara me Kodin Zgjedhor.
Siç deklaroi Xhaferi në konferencën për shtyp, Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve do të dorëzohet në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Drejtësisë. Duke e pasur parasysh atë që fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale fillon 20 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, gjatë fushatës, shtoi ai, Kuvendi nuk do të mbajë seanca plenare dhe komisione.
“Në këtë mënyrë, iu mundësohet partive politike dhe kandidatëve që plotësisht t’i përkushtohen fushatës zgjedhore, ndërsa në të njëjtën kohë të shmanget mundësia që të kalojë në sallën kuvendore”, potencoi Xhaferi.
Nga institucionet kompetente tha se pret të sigurojnë zgjedhje në nivelin i cili pritet nga një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa nga pjesëmarrësit proces demokratik dhe korrekt.
I pyetur nga gazetarët nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë në procedurë parlamentare dhe do të debatohen nga komisioni kryesor për sistemin politik, Xhaferi tha se nuk pret që dikush të fillojë procedurë për të ndryshuar rregullat për zgjedhjet në mes të zgjedhjeve të shpallura, dhe duke qenë se KSHZ -ja do të duhet të caktojë afate për zhvillimin e procesit zgjedhor.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhje në seancë publike dje pasdite menjëherë pas marrjes së Vendimit me të cilin janë shpallur zgjedhjet lokale i përcaktoi afatet më të rëndësishme për aktivitetet zgjedhore. Në pajtim me vendimin, listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale shtrohen në komisionet komunale zgjedhore nga propozuesit e autorizuar në pajtim me 11 shtatorin deri në orën 24.
Fushata zgjedhore fillon më 27 shtator pas mesnate, që do të thotë llogaritet edhe dita 27 dhe zgjatë deri më 15 tetor deri në orën 24, kur fillon heshtja zgjedhore më 16 tetor.
Shortin për renditjen e fletëvotimit në listat e kandidatëve, KSHZ -ja do ta bëjë më së voni deri më 23 shtator dhe të gjitha listat e kandidatëve nga i njëjti parashtrues në të gjitha komunat, sipas Kodit Zgjedhor, do të kenë të njëjtin numër rendor që të jetë më e lehtë për votuesit. Më 23 shtator, KSHZ do të organizojë nënshkrimin e Kodit Zgjedhor për zgjedhje të drejta dhe demokratike me përfaqësuesit e paraqitësve të listave.
Mbledhja e nënshkrimeve të qytetarëve për paraqitjen e listave të kandidatëve ose listave të pavarura të kandidatëve do të fillojë më 16 gusht dhe do të zgjasë 15 ditë deri më 30 gusht, dhe do të bëhet në të gjitha departamentet rajonale dhe zyrat e KSHZ-së në të gjithë vendin dhe në përputhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor nga viti i kaluar, para noterëve kompetentë, të cilat do të përcaktohen nga vetë dorëzuesit e listave, për çka do të lëshohen udhëzime shtesë.
Shqyrtimi publik i Listës votuese do të fillojë më 21 gusht dhe do të zgjasë deri më 9 shtator në mesnatë në të gjitha departamentet dhe zyrat rajonale të KSHZ-së. Për zgjedhjet do të përdoren të dhënat e fundit nga Lista zgjedhore, për të cilat dje, në përputhje me ligjin, i është dërguar një kërkesë Ministrisë së Brendshme për t’i dorëzuar ato.
Afati i fundit për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të paaftë për të votuar është shtatë ditë para zgjedhjeve, ndërsa afati për regjistrimin e vëzhguesve – OJQ vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të misioneve dhe ambasadave ndërkombëtare – zgjat deri më 6 tetor
Partitë politike do të marrin njoftim nga KSHZ-jamë së voni deri më 1 shtator për emërimin e përfaqësuesve dhe zëvendësve të tyre në këshillat zgjedhorë, pas çka për pesë ditë ata duhet t’i dorëzojnë emrat e tyre.
Edhe pse fushata fillon më 27 shtator, partitë tashmë janë aktive në terren dhe paralajmërojnë koalicione zgjedhore dhe kombinatorika, ndërsa një pjesë e partive tashmë kanë dalë edhe me kandidatët e tyre për zgjedhjet e ardhshme lokale.