Tani për tani, nuk kemi në plan të vendosim asnjë masë kufizuese, as në kufij, as në kuadër të organizimit të ngjarjeve, pranisë masive etj. Po mendojmë nëse është e nevojshme të bëhet diçka në muajt e vjeshtës duke filluar nga shtatori, mesi i shtatorit ose fillimi i tetorit dhe konsideratat shkojnë në drejtim të asaj se a duhet të ketë ndonjë kufizim në lidhje me qytetarët që nuk janë vaksinuar”, tha në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
I pyetur nga gazetarët nëse do të vendoseshin kufizime për t’u mbrojtur nga Kovid-19, tha se janë duke i ndjekur të gjitha përvojat nga vendet e tjera.
“Kudo në botë tani ka një debat se çfarë dhe si ta bëjmë atë. Konsideratat shkojnë në drejtim të asaj se a duhet të ketë ndonjë kufizim në lidhje me qytetarët që nuk janë të vaksinuar, pse të rrezikojnë kur kanë mundësi të vaksinohen dhe ata nuk e bëjnë atë për asnjë arsye. Ja disa vende vendosin teste të shpejta për të hyrë në tregje, vende për ngjarje kulturore etj. Prandaj, nëse vlerësojmë, nuk kemi marrë ende një vendim. Megjithatë, nëse vlerësojmë se rreziku i të pavaksinuarve, duke përfshirën edhe të vaksinuarit është mjaft i lartë, do të vendosim masa kufizuese”, tha Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë informoi se nuk ka të infektuar të rinj me llojin delta.