Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot u takua me përfaqësuesit e koalicionit “Ndryshojmë” me të cilët bisedoi për kërkesat e tyre në drejtim të përmirësimit dhe avancimit të situatës së personave me aftësi të kufizuara.
Shahpaska, siç kumtoi Ministria së Punës dhe Politikës Sociale, tregoi pjesa e madhe e kërkesave të tyre janë pjesë e agjendës dhe përparësive mbi të cilat Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tashmë po punon në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuara. Ajo theksoi se është gjithmonë e hapur për diskutim dhe përparësia kryesore është krijimi dhe zgjerimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara sipas nevojave të tyre,
Lidhur me kërkesën për rritjen e kompensimit të aftësisë së kufizuar, ministrja Shahpaska informoi se parashikohet një rritje e shumës me të paktën 15 përqind, por për shkak të pandemisë me Kovid-19 realizimi i saj u vonua. Rritja e kësaj pagese do të planifikohet në buxhet për vitin e ardhshëm.
Ministrja Shahpaska paralajmëroi se së shpejti do të shpallet një thirrje e re publike për komunat për të zhvilluar shërbime sociale dhe për këtë qëllim ajo theksoi se do të kontaktojë drejtpërdrejt me kryetarët e komunave për t’ju ofruar atyre mbështetje profesionale në planet për zhvillimin e shërbimeve sociale.
Lidhur me kërkesën për uljen e kufirit për fëmijët me aftësi të kufizuara nga 26 në 18 vjeç për të ushtruar të drejtat e tyre për kujdesin social dhe shëndetësor, ministrja Shahpaska tha se kjo është një kërkesë legjitime për të cilën Ministria do të përgatisë një analizë të ndikimit të këtij ndryshimi në të drejtat. e këtyre personave në të gjitha sferat.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale theksojnë se mbesin të hapur për avancimin e gjednejs së personave me aftësi të kufizuara përmes dialogut të përbashkët dhe bashkëpunimin me të gjitha palët e cenueshme.