Gjykata penale Shkup i shpalli fajtorë të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” dhe i dënoi në gjithsej 25 vjet burg.
Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj, ndërsa ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, i akuzuar gjithashtu në këtë rast, u dënua me gjashtë vjet e tre muaj.
Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristoski u dënua me gjashtë vjet e tre muaj burg.
Fajtor u shpall edhe Vlladimir Atanasov, ish-drejtor i DSK-së dhe është dënuar në gjashtë vjet burg.
Procedura gjyqësore për raatin “Organizatorët e 27 prillit” ka zgjatur një vit e gjashtë muaj.
Gjykatësi Ilija Tërpkov, gjatë shqiptimit të aktvendimit, theksoi se shteti nuk mbrohet duke rrahur deputetë, gjegjësisht sipas tij, shteti nuk mbrohet dhe nuk ndërtohet me dhunë.
Prokuroia vazhdoi shqiptimin e masës së paraburimit për të akuzuarit.