Tetë qytete nga vendi jonë janë pjesë e projektit “Njohja, mbrojtja dhe vlerësimi i bërthamave të vjetra urbane në Republikën e Maqedonisë të Veriut dhe Shqipërisë”, të organizuar nga Shoqata “Vende dhe qytete me vlera të jashtëzakonshme në Francë”, që në vitin 2020 ishte një nga fituesit e konkursit “Projekt i gatshëm/Çelsin në dorë” të Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme të Francës.
Siç është kumtuar nga Ministria e Kulturës, 16 qytete nga tre vendet ishin të përfshirë në këtë projekt, dhe përveç Ministrisë sonë, Ministria e Kulturës e Shqipërisë është një partner, si dhe Shoqata “SHNJVL”(Shoqata e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale), Shoqata e Arkitektëve të Maqedonisë dhe profesionistë dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe urbanizmit nga vendet pjesëmarrëse.
“Po flasim për tetë qytete në Republikën e Maqedonisë të Veriut, përkatësisht: Manastir, Ohër, Shtip, Veles, Berovë, Kumanovë, Kratovë, Kavadar. Gjashtë qytete janë përzgjedhur nga Franca: Reims, Kalais, Perige, Elbef, La Reol, Bollie-le-Loch, ndërsa nga Shqipëria: Berati dhe Elbasani. Profesionistët francezë, maqedonas dhe shqiptarë, me një qasje studimore, patën mundësinë të njihen me qytetet dhe trashëgiminë e tyre kulturore arkitektonike përmes video konferencës, me rregulloret ligjore që mundësojnë studimin dhe shkëmbimin e përvojave, në interes të tre palët”, thuhet në kumtesë.
Me këtë projekt parashikohen rezultate konkrete, pra produkte të gatshme, si më poshtë: inventarizimi i pjesëve të trashëgimisë kulturore arkitektonike në bërthamat e vjetra urbane; zhvillimi i sinjalistikës (tabela e informacionit) që do të mundësojë përmes tekstit, fotografive dhe vizatimeve në shumë gjuhë, në elemente të dizajnuara posaçërisht të pajisjeve urbane, për të shfaqur trashëgiminë kulturore me përfshirjen e trashëgimisë natyrore, peizazhin urban; ndërmjetësimi me një përzgjedhje të mjeteve dhe aktiviteteve që do të ndihmojnë ndjeshëm popullatën në zgjerimin e njohurive rreth vlerave dhe bukurive të qytetit të tyre dhe hapjen ndaj botës, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.