• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Nga fillimi i vitit mbi 100 milion euro investime të huaja në shtet

July 14, 2021
in BALLINA, EKONOMI, LAJME
Nga fillimi i vitit mbi 100 milion euro investime të huaja në shtet
Share on FacebookShare on Twitter

Nga fillimi i këtij viti në Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike janë nënshkruar  marrëveshje të reja me vëllim të përgjithshëm të investimeve prej 65 milion euro, ndërsa gjtihsej në nivel shtetëror vlera e investimeve të huaja është mbi 100 milion euro, informon në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar Dushko Arsovski.

Në pyetjen e gazetarëve se cilat janë pritjet të arrijnë shifrat e investimeve të huaja deri në fund të vitit, Arsovski potencon se sipas të dhënave të Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike për momentin udhëhiqen  biseda me mbi 30 projekte të reja investuese nga  investitorë të përhershëm dhe potencial të cilët janë të pranishëm  në shtet dhe të cilët në periudhën në vijim duhet të sjellin mbi 400 milion euro investime dhe 8500 vende të reja pune.

Ai potencoi se Qeveria dhe Drejtoria e ZZHIT punojnë me përkushtim në përmirësimin e performancave ekonomike në zona dhe klimën afariste.

“Rezultati konkret i asaj pune të përkushtuar është shënuar si rekord i aktivitetit ekonomik edhe në kuartalin e parë dhe të dytin në katër vitet e fundit. Vetëm në kuartalin e dytë të vitit 2021 aktiviteti eksportues në zonat industriale arriti 763 milion euro, që është për 140 për qind më shumë nga periudha e njejtë e vitit të kaluar. Do të thotë 140 për qind më shumë se vitin e kaluar, 12 për qind në krahasim me vitin 2019, ndërsa në krahasim me vitin 2018 rritja është rreth 27 për qind”, tha zëdhënësi qeveritar Arsovski.

Ai theksoi se aktiviteti eksportues edhe në qershor të këtij viti është më i lartë në nivel mujor krahasuar me katër vitet e fundit dhe arriti nivel prej 239 milion euro, që është për 25 milion më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Next Post
Përjashtime për masat për ndalimin e grupimeve të më shumë se katër personave në hapësira publike

Në vendin tone të pranishme tri lloje të virusit Kovid-19, vaksinimi vlen për të gjitha llojet, nga vjeshta restrikcione të reja të mundshme

Prezantim i prioriteteve të presidencës sllovene me BE-në para komisioneve kuvendore

Prezantim i prioriteteve të presidencës sllovene me BE-në para komisioneve kuvendore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom