VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” sot në Kuvend e dorëzoi Propozim-rezolutën për konfirmimin e pozicioneve shtetërore maqedonase sa i përket integrimeve evropiane dhe bllokadave të cilat vendosen.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski në deklaratë për media theksoi se kjo Propozim-rezolutë në atë formë në të cilën ishte shpërndarë me të gjithë deputetët ka vazhduar me qëllim që të kalojë me konsensusin më të gjerë të mundshëm.
“Vlerësojmë se kjo Propozim-rezolutë do t’i përforcojë edhe pozicionet diplomatike maqedonase, por gjithashtu do të ndikojë edhe si faktor i bashkimit në vend të polarizimit brenda shoqërisë maqedonase. Atë që do të doja sot ta porosis dhe bëj thirrje, sipas Rregullores secili deputet ka të drejtë të bashkëngjitet me nënshkrimin e tij në një Propozim-rezolutë të këtillë nga momenti kur ajo është propozuar”, tha Milloshovski.
Ai ju bëri thirrje deputetëve të LSDM-së, PLD-së, E majta, Aleanca, RDM, Lidhja Demokratike dhe të gjithë deputetët e tjerë, që sot të nënshkruajnë dhe t’i bashkëngjiten kësaj Propozim-rezolute për konfirmimin e pozicioneve shtetërore maqedonase për integrimet evropiane me qëllim që të mos lejohet që bllokadat dhe “poshtërimet kombëtare” të bëhen mjet i bisedimeve dhe “kthim të shpinës” në periudhën e ardhshme.
Milloshovski tha se që të miratohet Rezoluta nevojitet shumicë e thjeshtë, por se qëllimi i partisë opozitare është sa më shumë deputetë ta mbështesin.
Pritjet janë se deputetët e LSDM-së, RDM, E majta, LS dhe PLD të cilat u deklaruan ta nënshkruajnë këtë dokument dhe sa më shpejtë të votohet.