“Keqinformimi është i lidhur me kërcënime të shumta ndaj sigurisë kombëtare dhe ato mund të kenë efektin e çorganizimit të autoriteteve, duke ndikuar negativisht në procesin e vendimmarrjes politike, duke krijuar ndarje dhe konflikte të brendshme në shoqëri, duke krijuar pritje të rreme dhe duke ulur vullnetin e njerëzve që t’i rezistojnë një agresori të mundshëm. Keqinformimi shpesh ndërthuret me teori konspirative dhe rrëfime të rreme shkencore që e bëjnë trajtimin e tyre një çështje komplekse. Përveç kësaj, interneti dhe teknologjitë e reja të tilla si inteligjenca artificiale dhe metoda të tilla si përdorimi i “trollave” dhe “botëve” lejojnë dezinformimin të përhapet globalisht, shpejtë dhe me intensitet të lartë, tha Nënkoloneli Aleksandar Iliev nga Ministria e mbrojtjes një diskutimin në panelin e CIVIL-it “Autostrada me fakte, përgjegjësi dhe vendosmëri qorr sokakut të keqinformimit të rrezikshëm”.
“Në fillim, unë do të doja të theksoja se Ministria e mbrojtjes (MM) shikon dezinformimin në kontekstin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare dhe kolektive, të tilla si ndryshimi i klimës, pandemitë, katastrofat natyrore, terrorizmi, lufta konvencionale dhe hibride.
Për të shpjeguar rolin e MM në procesin e trajtimit të dezinformimit, në prezantimin tim do të shpjegoj keqinformimin si një kërcënim, do i rendit aktivitetet e MM-së dhe mësimet e marra mbi të cilat bazohen dhe do të tregoj pse duhet lufta kundër keqinformimit të jetë pjesë e përpjekjeve të koordinuara dhe gjithëpërfshirëse të Qeverisë dhe shoqërisë në sektorët e politikës, mbrojtjes, ekonomisë, shoqërisë civile dhe informacionit.
MM ka për detyrë të sigurojë sigurinë kombëtare dhe kolektive. Ministria zbulon dhe bën vlerësime të klasifikuara të burimeve, metodave dhe qëllimeve të shpërndarjes së keqinformatave. Për më tepër, Ministria është iniciatori për përfshirjen e një seri detyrash për trajtimin e keqinformimit në Strategjinë për ndërtimin e rezistencës dhe trajtimin e kërcënimeve hibride, e cila është në fazën përfundimtare të zhvillimit.
Gjatë kryerjes së detyrave të saj, MM ka mësuar mësime dhe njohuri të fituara nga puna e saj, si dhe nga NATO dhe BE. Mësimet e nxjerra tregojnë se njerëzit janë të prirur të besojnë në keqinformim pavarësisht nga niveli i tyre i arsimimit, dhe një faktor kryesor në pranimin e dezinformimit si informacion i vërtetë është shkalla e ngjashmërisë midis burimit të informacionit dhe popullatës së synuar.
Mohimi i keqinformimit nuk është një metodë efektive. Përkundrazi, përsëritja është bile kundërproduktive. Rezultatet pozitive arrihen duke krijuar aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe aftësinë për të njohur metodat e manipulimit. Komunikimi i mirë strategjik dhe media profesionale janë mjetet kryesore për kundërveprimin me efektet e keqinformimit.
Parandalimi i gjuhës së urrejtjes është një metodë e mirë për të ndihmuar në arritjen e së vërtetës, sepse gjuha e urrejtjes është një pengesë për shprehjen e lirë të mendimeve të ndryshme.
Për më tepër, çelësi për të trajtuar në mënyrë efektive keqinformimin është të kuptosh qëllimet politike të njësisë nga i cili buron kërcënimi dhe të kuptosh kontekstin më të gjerë.
Për t’u marrë në mënyrë efektive me keqinformimin, ato nuk duhet të shihen të izoluara, por në korrelacion me aktivitetet dhe ngjarjet në politikë, ekonomi, mbrojtje dhe shoqëri civile.
Kjo tregon që lufta kundër keqinformimit duhet të jetë pjesë e një përpjekjeje të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse të Qeverisë dhe sektorit civil. Kjo luftë duhet të përfshijë bashkëpunimin ndërkombëtar i cili përfshin shkëmbimin e njohurive dhe informacionit dhe veprimin e përbashkët.
Pikërisht këto parime zbatohen në Strategjinë për ndërtimin e rezistencës dhe trajtimin e kërcënimeve hibride. MM përmes transparencës në punën e saj, informimit të publikut, bashkëpunimit ndërkombëtar, bashkëpunimit me sektorin civil si dhe përmes zbulimit dhe vlerësimit të kërcënimeve të keqinformimit është një nga aktorët kryesorë në luftën kundër keqinformimit, por kjo përpjekje do të ketë efekt të plotë vetëm nëse është pjesë e përpjekjes kolektive, tha Iliev.
D.М.
kamera: Atanas Petrovski/Igor Çadinoski
redaktimi: Arian Mehmeti
fotografia: Goran Naumovski