Qeveria sot përmes video konferencës do të mbajë seancën e saj të rregullt të 72-të, në të cilën, ndër të tjera, do të shqyrtohet informacioni për bisedimet e realizuara për harmonizimin e Memorandumit për mirëkuptim mes Ambasadës së Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), për transferimin e njohjeve për digjitalizimin e administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor, të parashtruar nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.
Siç informojnë nga sherbimi për shtyp i qeverisë, ministrat në mbledhje do ta shqyrtojnë edhe Informacionin për nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e Agjendës për Ballkanit Perëndimor për inovacione, hulumtime, arsim, kulturë, të rinj dhe sport, të përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.