Rusia do të ndërmarrë hapa të duhura, si përgjigje e dëbimit të një diplomati rus nga Maqedonia e Veriut, njoftoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
“Ne i dënojmë me forcët lëvizjet e tilla të pabazuara, që patjetër do të ndikojnë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut. Do të reagojnë masa të përgjigjes”, theksohet në njoftim.
MPJ-ja e Maqedonisë të martën lajmëroi se, në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vienës për marrëdhëniet diplomatike, një diplomat i Ambasadës ruse në Shkup është shpallur një person i padëshirueshëm në Maqedoninë e Veriut.
Shënimi, që urdhëron diplomatin të largohet nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda shtatë ditësh, iu dorëzua ambasadorit rus në Shkup, Sergej Bazdnikin në MPJ më 14 maj.