“Gjithë bota është e përkushtuar në temën për investimin në burimet ripërtëritëse, efikasitetin energjetik, kursimin e energjisë, energjetikën dhe digjitalizimin në përgjithësi, edhe edhe ne jemi të përkushtuar në këto prioritete”, tha sot kryeministri Zoran Zaev.
Në intervistën e sotme të mëngjesit për “Utrinski brifing” në Sllobodna TV, ai tha se gjatë vizitës së parakohshme në Greqi, në fokus të takimeve ka qenë përkrahja e investitorëve të huaj dhe projekteve në sferën e energjetikës, infrastrukturës dhe gazifikimit. Me këtë rast i ka përmendur investimin tonë në terminalin për gaz të lëngshëm në Aleksandropuli, centralit të gazit prej 400 milionë euro dhe terminalit për gaz me vlerë prej 370 milionë euro, si prioritete kryesore gjeostrategjike, posaçërisht duke i theksuar edhe investimet në naftë dhe sistemin gazsjellës, i cili është i rëndësishëm për vendin si pikë kryesore tranzite për gazin nga Greqia, përmes Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës dhe shkon drejt Evropës Perëndimore, siç përmendi, do të tejkalohet monopoli në sferën e furnizimit me gaz.
“E tërë kjo ndikon në uljen e çmimit të gazit, stabilizimin e çmimit të energjisë elektrike, por edhe në konsumin, ekologjinë në shtëpi, ndërrimin e karburanteve fosile. Të mëdha janë projektet që zhvillohen me Greqinë fqinje dhe në të gjitha sferat. Duhet të dinë qytetarët, se tanimë po zhvillojmë programe, në të cilat krijojmë Fond për burime ripërtëritëse të energjisë dhe vijojnë sfida serioze që ta tejkalojmë ndikimin e ndryshimeve klimatike”, tha Zaev.
Ai vlerësoi se vendi është më përpara se shumica e vendeve evropiane në sferën e tranzicionit energjetik në procedurat për mbylljen e centraleve që punojnë me qymyr.