Sot në Gjykatën kushtetuese duhet të mbahet seancë përgatitore për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit për shpalljen e Ligjit për prokurorinë publike dhe Ligjin për prokurorinë publike nga 16 shkurti i vitit 2020.
Në seance, në cilësi të përfaqësuesit të Kuvendit do të marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Ligji për Prokurorinë Publike u soll nga Kuvendi me 80 vota “pro”, por pas votimit të përsëritur, më 16 shkurt të vitit 2020, para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski menjëherë e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për Prokurorinë Publike. Për këtë reaguan nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, duke i bërë thirrje Pendarovskit që të mos nënshkruajë dekret për një ligj të sjell në Kuvend me shumicë prej dy të tretave.
Për VMRO-DPMNE-në, është kontestuese që Ligji është sjellë me votim të përsëritur, ndërsa neni 110 i cili parasheh bisedime të përgjuara mund të mos jenë bazë për ngritjen e akuzave, por ato të shërbejnë vetëm si të dhëna. Përjashtim nga ky rregull tashmë ligjor do të jenë rastet e SPO të paraqitura deri më 30 qershor 2017.
Të gjitha bisedat e përgjuara që nuk janë paraqitur në Gjykatë si dëshmi ose të dhëna në hetime, Ligji parashikon që të shkatërrohen.
Pendarovski, pas nënshkrimit të Dekretit, u tha të gjithëve që kanë vërejtje për mënyrën e votimit t’i paraqesin tek Gjykata kushtetuese.