• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zaev – Pajat i konfirmuan përfitimet nga Marrëveshja e Prespës dhe iniciativat ekonomike-energjetike rajonale

May 14, 2021
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Zaev – Pajat i konfirmuan përfitimet nga Marrëveshja e Prespës dhe iniciativat ekonomike-energjetike rajonale
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e dytë nga vizita e Athinës, Kryeministri Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, realizoi takim me ambasadorin e SHBA-ve në Greqi, Xhefri Pajat.

Ambasadori Pajat e uroi Kryeministrin Zaev për arritjet mahnitëse gjatë periudhës së kaluar, duke theksuar se Marrëveshja e Prespës është surpriza më pozitive në mandatin e tij të deritanishëm pesëvjeçar si ambasador i SHBA-ve në Greqi.

Në takim u nënvizua se rëndësia dhe vlera e Marrëveshjes së Prespës është edhe më e madhe nëse merret në konsideratë ajo se Qeveria e re greke dhe Kryeministri Micotakis e mbështetën dhe e përforcuan miqësinë dhe aleancën mes të dyja vendeve.

Kryeministri Zaev dhe ambasadori Pajat u shprehën të kënaqur që sot Greqia jo vetëm që nuk është pengesë për përparim, por fuqishëm dhe në mënyrë proaktive e mbështet rrugën integruese të Maqedonisë së Veriut.

Nga pres shërbimi qeveritar, informojnë se kryeministri Zaev shprehu falënderim për mbështetjen e plotë që Maqedonia e Veriut e merr nga SHBA-të në vazhdimësi dhe veçanërisht për mbështetjen gjatë Marrëveshjes së Prespës, kohë kur ndikime të fuqishme u munduan pa sukses të parandalojnë realizimin e integrimeve demokratike strategjike euroatlantike të vendit.

Në mënyrë plotësuese në takim u diskutua për arritjet ekonomike që janë hapur me Marrëveshjen e Prespës, ndërsa Kryeministri dhe ambasadori e riafirmuan mbështetjen që odat ekonomike të përforcojnë bashkëpunimet dhe të zhvillojnë projekte rajonale ekonomike veçanërisht në fushën e agjendës së gjelbër, energjetikë dhe burimeve të ripërtërishme të energjisë. Ambasadori përshëndeti përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për largimin e plotë të qymyrit si burim energjie me burimet e ripërtërishme të energjisë.

Kryeministri Zaev dhe ambasadori Pajat u fokusuan në rëndësinë nga anëtarësimi në NATO dhe mundësitë për sigurimin e përbashkët të stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe globale, ndërsa si shembuj u përmendën iniciativat për ruajtjen e qiellit të Maqedonisë së Veriut nga ana e vendeve fqinje përmes “er polising”, si dhe zhvillimin e Krivollak në NATO qendër rajonale për trajnim.

Në mënyrë plotësuese, Zaev dhe Pajat u shprehën të kënaqur nga zhvillimi i projektit rajonal energjetik Aleksandrupoli, gjë që hap mundësinë për furnizim të sigurt me gaz natyror nga  furnizues të ndryshëm, diversifikim të burimeve dhe rrugë për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin të bëhen të pavarura në aspekt energjetik”, qëndron në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Next Post
Dimitrov: Rasti ynë është test për Unionin nëse ne në Ballkanin Perëndimor do të mund t’I besojmë BE-së

Dimitrov: Rasti ynë është test për Unionin nëse ne në Ballkanin Perëndimor do të mund t’I besojmë BE-së

Rreth 40.000 doza nga “Astra zeneka” mbërrijnë sot, nesër 100.000 nga “Sinofarm”

Rreth 40.000 doza nga “Astra zeneka” mbërrijnë sot, nesër 100.000 nga “Sinofarm”

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom