Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme thotë se të rinjtë e mbështesin digjitalizimin e librave dhe arsimin në përgjithësi. Dihet se ekzistojnë dilema te të rinjtë dhe te familjet e tyre, të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet e tjera kompetente si bartës të ndryshimeve, kanë për obligim dhe detyrë që t’i zbardhin dhe t’i sqarojnë, njoftoi ministria dikasteriale pas qëndrimit të cilin sot e dha Unionin i Nxënësve të Shkollave të Mesme për digjitalizimin e paralajmëruar nga viti i ardhshëm shkollor.
Në njoftim, MASH thekson se teknologjia TI iu mundëson me kërkime shumë të thjeshta në internet të arrijnë në informacione për të gjitha përfitimet të cilat i ofron digjitalizimi i materialeve për mësim dhe në shembuj shumë të mirë të vendeve në sistemet arsimore të së cilave kjo zgjidhje me sukses funksionon dhe sjell rezultate të cilat shumë shpesh janë të dukshme në testimet ndërkombëtare.
“MASH përkujton se që nga viti i ardhshëm shkollor vendoset model i kombinuar i zbatimit të materialeve për mësim, i cili do të zbatohet në mënyrë suksesive gjatë disa viteve të ardhshme. Kjo zgjidhje nuk parasheh libri digjital të jetë opsioni i vetëm për nxënësit. Nga klasa e parë deri në klasën e tretë nxënësit edhe më tutje do të përdorin libra të botuar, përderisa për nxënësit nga klasa e katërt opsion prioritar janë librat digjitalë. Lekurat mbeten vetëm në version të botuar”, njoftoi MASH-i.
Zgjidhja e re ligjore siguron për nxënësit që janë nga familjet në nevojë sociale dhe nuk kanë pajisje për të mësuar nga tekstet shkollorë digjitalë, si dhe për nxënësit të cilët për shkak të aftësisë së kufizuar kanë nevojë për pajisje dhe / ose teknologji ndihmëse, shkolla duhet të sigurojë kushte që secili nxënës të ketë qasje në përdorimin e tekstit shkollor.
Për këtë qëllim, vlerësimet dhe përgatitjet tashmë janë duke u bërë në kornizë të shkollave për të siguruar të ashtuquajtur “fond bibliotekar” të caktuar, të tabletave që do t’u jepen për përdorim të përkohshëm nxënësve që kanë nevojë për këtë lloj mbështetje në pajtim me ligjin. Nëse nxënësi shpreh nevojë për përdorimin e tekstit shkollor të shtypur, ai do të sigurohet nga shkolla. Edhe në këtë fushë, ne presim që sfidat të mbahen në minimum. Për shkak se arsimi nuk ka më trajtim të konsumatorit dhe prandaj gjithnjë e më shumë investohet në të gjitha aspektet e mundshme në këtë segment, përfshirë pajisjet e shkollave, si nga qeveria qendrore ashtu edhe nga vetë qeveritë lokale
Digjitalizimi eliminon diskriminimin, pasi tekstet shkollore do të jenë në dispozicion në formatin audio në të gjitha gjuhët e mësimit, dhe do të shtypen në letrën Braille për nxënësit me shikim të dëmtuar për herë të parë.
Ka shumë shembuj për model të kombinuar, për zbatimin e teksteve shkollore, si dhe modele në të cilat teksti shkollor digjital është opsioni i vetëm për nxënësit, kurse përvojat dhe praktikat pozitive ishin objekt i analizës kur koncepton modelin tonë autentik, zbatimi i të cilit fillon nga viti shkollor 2021/2022. Digjitalizimi është një proces që ndodh dhe duhet të rrethohen në të gjitha segmentet e shoqërisë, përfshirë edhe arsimin. Përparësitë janë të mëdha dhe disa nga qytetarët tashmë i kanë ndjerë ato duke shfrytëzuar shërbimet e digjitalizuara të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës -siç janë aplikimi për bursa, aplikimi për akomodim në konvikte studentore, procedura për nostrifikimin e kualifikimeve arsimore të fituara jashtë vendit dhe të ngjashme.
Kështu që, MASH-i vazhdon me aktivitetet për krijimin e politikave dhe zgjidhjeve në të cilat interesi, veçanërisht i nxënësve është në fokus të vëmendjes. Në ndërkohë, çdo ide dhe sugjerim nga të rinjtë dhe organizatat që ata përfaqësojnë janë të mirëseardhura dhe synojnë përmirësimin e politikave të cilat ju interesojnë .