• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev: Hetimi duhet t’i japë rezultatet për rastin me Rashkovskin

April 23, 2021
in BALLINA, DREJTËSI, LAJME
Zaev: Hetimi duhet t’i japë rezultatet për rastin me Rashkovskin
Share on FacebookShare on Twitter

Askush nuk është mbi ligjin, as nuk është i mbrojtur sepse është bartës i ndonjë funksioni, por askush as nuk është fajtor derisa nuk dëshmohet kjo, përsëriti sot kryeministri Zoran Zaev në lidhje me ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Zaevi nënvizoi se si dhe për të gjitha institucionet, ashtu edhe për kryeministrin, ministrat, sekretari i përgjithshëm ka mekanizma mbrojtës. Ai qëndron pas qëndrimit të tij të thënë për Rashkovskin, por, siç tha, hetimi duhet t’i japë rezultatet.

“Së pari është Enti Shtetëror i Revizionit, i dyti është Komisioni Antikorrupsion i cili e monitoron Qeverinë, në fund janë organet hetuese, Prokuroria Publike, gjykatat. Ekszistojnë mekanizma kontrolli, me siguri ka edhe institucione të tjera kompetente sa i përket institucioneve publike. Bëhen kontrolle të rregullta, por edhe ad-hok. Në Qeveri shumë shpesh është i pranishëm kontroll për krim ekonomik, sepse publiku e kërkon këtë, është i pranishëm kontroll për krim të organizuar, ndërsa vazhdimisht heton edhe Antikorrupsioni”, theksoi Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së kompanisë amerikane “Kemet Elektroniks”.

Sipas tij, transparenca e Qeverisë e cila iu mundëson kontroll të gjithëve, jo vetëm gazetarëve, sot është përparësi e madhe për vendin.

“Ju bëj thirrje që ta lexoni Rregulloren për punë të Qeverisë dhe Ligjit për Qeverinë. Do t’i shihni qartë kompetencat e shënuara të sekretarit të përgjithshëm. Ai menaxhon me Qeverinë, Kabinetin e Qeverisë dhe me Sekretariatin e Përgjithshëm. Prej këtu mund të shihet se prej ku vijnë kompetencat për procedura të caktuara si zgjidhje softuerike, analiza, studime, furnizim të pajisjeve”, sqaroi Zaevi.

Sa i përket Shekerinskës, kryeministri përsëriti se e respekton vendimin e saj që përsëri të kandidohet për zëvendëskryetare të partisë. Me të, theksoi, bashkë e kanë krijuar programin e ri të LSDM-së, i cili, mes tjerash, parasheh që të ripërtërihen kuadrot dhe tu jepet mundësia njerëzve të rinj.

Zaevi potencoi se sipas tij kryeministri nuk duhet të ketë më shumë se dy mandate.

“Vendimet serioze politike për shtetin së pari konsultohen në udhëheqësinë më të lartë partiake. Vetëm na ndiqni, koha është para nesh, do të shihni se bëhet fjalë për miqësi dhe shoqëri të sinqertë. Disa nga ne më tutje do të bëhen këshilltarë, disa ndoshta do të shkojnë nga politika, gjithçka rrotullohet dhe gjithçka ndryshon”, tha Zaevi. 

Next Post
Aziri: Propozim- ligjin për shtetësi të hënën do ta dorëzojmë deri te shumica qeveritare

Aziri: Propozim- ligjin për shtetësi të hënën do ta dorëzojmë deri te shumica qeveritare

Video zhurnal i nismës “Bëje dallimin, respektoji dallimet”, për domethënien, aktivitetet dhe ngrohtësinë njerëzore

Video zhurnal i nismës “Bëje dallimin, respektoji dallimet”, për domethënien, aktivitetet dhe ngrohtësinë njerëzore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom