Qëndrim më i fuqishëm nga Brukseli, që dukshëm mungonte javën e kaluar në lidhje me dokumentin kontravers në të cilin propozohet ndryshimi i kufijve të Ballkanit perëndimor, do t’i qetësonte pasionet në rajon, konsiderojnë analistët. Në të njëjtën kohë, analistët rajonal dhe ndërkombëtar me të cilat portali “Euraktiv” ka kontaktuar, rreptësisht i hodhi poshtë idetë për non-pejperin “fantom”.
Javën e kaluar portali i Lubjanës publikoi “non-pejper” të shkruajtur gjoja nga kryeministri slloven Janez Jansha ose ndonjë bashkëpunëtor i tij i afërt, në të cilin propozohet ndryshim i mundshëm i kufijve, që të adresohet dobësimi që ekziston në ish Jugosllavinë”, citon, “Euraktiv”.
Jansha ka përgënjeshtruar se e ka shënuar dokumentin, derisa Zyra e kryetarit të Këshillit Evropian Sharl Mishell, nuk mundej të mohojë se e ka marrë dokumentin, as që ka dhënë komente shtesë.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, vendi i të cilit mund të preket nga ndryshimi i propozuar i kufijve, e quajti “të rrezikshëm” konceptin për shtete të mëdha me kufij etnik, citon portali.
Dimitrov për “Euraktiv” thotë se përgjigjja e vetme adekuate e këtyre debateve do të jetë përparimi i përforcuar dhe i dukshëm i integrimit evropian në rajon.
“Ne duhet të fokusohemi jo në krijimin e shteteve të mëdha, por në demokraci të mëdha evropiane dhe ekonomi të mëdha në rajon. Perceptimi i venitur i perspektivës evropiane të Ballkanit vitin e kaluar, ndoshta ka lidhje me këtë lindje të sërishme të vizioneve të tilla kundërshtuese, thotë ai për portalin.
“Euraktiv” citon se kjo nuk është hera e parë të propozohen shkëmbime territoresh si zgjidhje e problemeve politike të Gadishullit Ballkanik. Ideja, e cila rinovohet për disa vjet, gjoja është diskutuar edhe në vitin 2018 ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ish presidentit kosovar Hshim Thaçi, i cili prej atëherë ishte akuzuar për krime lufte.
Atëherë Komisioni Evropian gjoja së pari e ka mbështetur planin, që më vonë ishte hedhur poshtë pas kundërshtimit të ashpër nga ana e Berlinit, citon portali.
Marko Prelec, ish drejtor për Ballkanin i grupit ndërkombëtar të krizës dhe profesor i Universitetit qendror evropian, thotë se non-pejperi është “një lloj i njollës Rorshahova, kushdo që ta shikojë, e sheh atë që dëshiron”.
“Reagimet më shumë tregojnë për njerëzit të cilët reagojnë, se sa për gjoja non-pejperin, thotë analisti, duke shprehur dyshime për preardhjen e dokumentit.
Sipas tij, nga ndihma e madhe do të jetë nëse Bashkimi Evropian ndërmerr qëndrim më të fuqishëm kundër këtij dokumenti.
Prelec shton se dokumenti duhet të shihet në kontekst të procesit të zvogëluar të zgjerimit i cili humbi intensitet prejse Kroacia u inkuadrua në BE në vitin 2013.
Kryesimi portugez, përkujton “Euraktiv” ka për qëllim të sjellë vendim për zgjerim deri në qershor, gjegjësisht të miratohen korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe të zbatohet metodologjia e re e negociatave për Serbinë dhe Malin e Zi.
Një diplomat i lartë nga Brukseli për “Euraktiv” thotë se është i domosdoshëm një aksion i caktuar sepse “gjithmonë kur BE-ja nuk është mjaftueshëm e pranishme, dinamika rajonale shpejtë ndryshohet, formohen rrëfime të rrezikshme dhe pastaj futen aktorët e tretë”.