Kuvendi në kuadër të seancës së sotme të 31-të duhet ta zgjedhë përbërjen e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Për anëtarë të Komisionit janë propozuar Igor Jadrovski, jurist i diplomuar nga Shkupi, Neda Çallovska Dimovska, juriste e diplomuar nga Shkupi, Limko Bejzaroski, politokolog dhe doktor i shkencave historike nga fshati Pllasnicë, Irfan Deari, mjek specialist nga fshati. Bogovinë, të cilët kanë mandat pesëvjeçar, ndërsa Kire Vasilev, politikolog nga Manastiri, Ismail Kamberi, magjistër i drejtësisë dhe Vesna Bendevska, psikologe nga Manastiri, janë propozuar për mandat trevjeçar.
Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e tij më 5 janar të këtij viti e miratoi draft listën e kandidatëve për anëtarë të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Në seancën e sotme të 31-të, Kuvendi do të zgjedhë gjithashtu përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.