Investojmë 50 milion euro në infrastrukturën rrugore për lidhshmëri me Bullgarinë, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, gjatë aktiviteteve për rindërtim të rrugës Tërstija-Biglla.
Boçvarski theksoi se me investimet në rrugë të reja në rajonin lindor janë investimet në fqinjësinë e mirë dhe se do të mundësojnë lidhshmëri më të mirë dhe bashkëpunim të komunave, bizneseve dhe qytetarët nga të dyja anët e kufirit.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, citoi Boçvarski, si asnjëherë deri tani investon në ndërtimin e rrugëve të reja në rajonin lindor. Tashmë është ndërtuar pjesa e parë e rrugës eksprese Shtip-Koçan, ndërtohet pjesa e dytë e kësaj rruge e cila është shumë e rëndësishme për lidhje të Shtipit dhe Koçanit, por edhe për lidhje të këtij rajoni me vendkalimin kufitar me Bullgarinë. Tashmë është rehabilituar edhe rruga nga Makedonska Kamenica deri në Dellçevë, ndërsa punohet edhe në këtë rrugë alternative deri në Dellçevë nga Vinica.
“Në këtë rajon dhe në akset rrugore të cilat direkt e lidhin Republikën e Maqedonisë së Veriut investojmë 50 milion euro në infrastrukturën rrugore për lidhje të komunave dhe sektorit të biznesit nga të dyja anët e kufijve, ashtu që ne investojmë në fqinjësi të mirë dhe në infrastrukturën rrugore. Më duhet ta përmen edhe transitin nëpër Dellçevë dhe aksin rrugor nga Dellçeva deri në Zvegor me çka japim pasqyrë të re të tërësishme në infrastrukturën rrugore në rajonin lindor me çka lidhemi edhe me Republikën e Bullgarisë”, deklaroi Boçvarski.
E rehabilituam, plotësoi ai, edhe aksin rrugor nga Berova deri në Klepalo, ku njëra nga çështjet dhe interesat e të dy shteteve është të hapet edhe një vendkalim që do të jetë i rëndësishëm për të dy shtetet. Në komunikim të ndërsjellë dhe bashkëpunim jam i bindur se mund të japim kontribut në përmirësimin e cilësisë të jetës së qytetarëve, lidhshmërinë, afrimin, por edhe bashkëpunimin ekonomik”, tha Boçvarski.
Ai paralajmëroi edhe aktualizim të sërishëm të ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë, procedurë e re për zgjedhje të kontraktuesit për akset rrugore Kumanovë-Beljakovc dhe Beljakovc-Kriva Pallankë. Pas ndërprerjes së ndërtimit të fazës së parë dhe tërheqja e kontraktuesit të punëve bëhet analizë se cila pjesë është përfunduar që pjesa tjetër të bëhet pjesë e procedurës që do të vijojë edhe në fazën e dytë.
“Presim në kuartalin e parë të vitit 2021 të shpallet procedurë e re dhe përfundimisht të shohim progres të ri me kontraktues të ri, serioz dhe cilësor në këtë pjesë”, deklaroi Boçvarski.