Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka mbajtur mbledhje ku nuk janë propozuar masa të reja kufizuese për mbrojtje nga Kovid-19, kanë thënë për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.
Mbetet apeli për respektim të plotë të masave që janë në fuqi siç janë ndalesa për punë të objekteve hotelerike pas orës 21, grupimi i më shumë se katër personave gjatë 24 orëve si dhe respektimi maksimal i protokolleve të të gjithë operatorëve ekonomikë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe të Enjten në takimin me Presidentin e Komisionit për Sëmundje Infektive Dr. Zharko Karaxhovski, dhe Dr, Suzana Manevska, ku nëpërmjet thirjeje telefonate u konsultuan me të gjithë pjesëtarët e Komisionit, vendosën që të mos rekomandojnë masa të reja restriktive, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
“Komisioni po monitoron situatën epidemiologjike dhe, nëse është e nevojshme, do të rekomandojë masa shtesë shtrënguese pas fundjavës, të tilla si mbyllja e plotë e disa operatorëve ekonomikë dhe kufizimi i lëvizjes, qoftë brenda natës, pasdite apo fundjavë,” tha ministria.