Dita Ndërkombëtare e tolerancës, 16 Nëntori, këtë vit edeh më tepër tregon se sa i duhet botës mirëkuptim i ndërsjellë, bashkëpunim, respektim…nevojë për përkushtim dhe veprim të përbashkët në tejkalimin e krizës shëndetësore me Kovid-19.
Pikërisht frika, restrikcionet për mbrojtje dhe siguri të qytetarëve, qëllimisht ose jo, i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, që sjell deri në mostolerancë, urrejtje, vepra nga urrejtja, dhe shpesh edhe dhunë.
Për fat të keq, edhe në këto ditë kur solidariteti dhe ndihma e ndërsjellë dhe mirëkuptimi janë më se të nevojshme, ne, si shoqëri, përballemi çdo ditë me gjuhë të urrejtjes, me diskriminim, paragjykime dhe ndarje, me thirrje për dhunë, dhe shpesh edhe me shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut anembanë botës. Vatrat e luftës nuk shuhen, ndërsa tragjeditë e refugjatëve nuk përshkruhen me fjalë.
Kur UNESCO në vitin 1996 e shpalli 16 Nëntorin si Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, kishte parasysh të gjitha dokumentet dhe aktet ndërkombëtare për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, duke filluar me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe konventat e nënshkruara dhe pranuara nga shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara. .
Deklarata e Parimeve të Tolerancës, përveç thirrjes për forcimin e ndërgjegjësimit publik për rreziqet e intolerancës, promovon të drejtat dhe liritë universale të njeriut, respektimin dhe pranimin dhe e diversitetit, vullneti dhe aftësia për të bashkuar diversitetin është e pavarur nga bindjet politike, fetare, racore, seksuale dhe të tjera.
CIVILi i njeh përpjekjet dhe vullnetin politik për të ndërtuar strategjinë “Një shoqëri për të gjithë”, e cila përfshin Parimet e Tolerancës dhe u bën thirrje institucioneve në nivelin lokal dhe kombëtar të marrin masa dhe përgjegjësi për ato parime, si dhe Strategjinë, për ti zbatuar ato në praktikë. Është veçanërisht e rëndësishme të braktiset praktika e mosndëshkimit për përhapjen e urrejtjes, si dhe krimet e urrejtjes.
Qytetarët thirren ta kultivojnë solidaritetin, respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, të respektojnë ndryshimet në komunikimin e përditshëm dhe në edukimin e brezave të rinj.
Institucionet arsimore dhe kulturore, media dhe shoqëria civile janë ndër ata që janë më shumë të thirrur të zbatojnë programe për edukimin e brezave të rinj për nevojën e ndërtimit të një shoqërie tolerante, gjithëpërfshirëse dhe paqësore, në të cilën dallimi respektohet si cilësi dhe përparësi.
CIVIL u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen nismës “Të Bashkuar në Dallime”, të gjithë së bashku për të ndërtuar një shoqëri që respekton dallimet dhe vlerat evropiane.
Ekipi i CIVILit për komunikime