Numri i njerëzve të diagnostikuar me KOVID-19 që nga fillimi i epidemisë në vend tejkaloi 47 mijë (47.050) me 990 më të fundit të konfirmuar në statistikat e djeshme për 24 orë. Deri më tani kanë vdekur 1.305 persona. Në raportin e fundit, Ministria e Shëndetësisë kumtoi se betejën me virusin e rrezikshëm në 24 e fundit e kanë humbur 24 pacientë të moshës nga 41 deri 86 vjeç. Janë regjistruar 382 të shëruar, me të cilët deri më tani janë shëruar gjithsej 27.364.
Janë aktive 18,381 raste – 8506 prej tyre në Shkup, ndërsa në mesin e komunave të Shkupit shifër katër shifrore aktive ka në pesë komuna: Aerodrom-1287, Gazi Babë – 1196, Karposh – 1102, Qendër- 1069 dhe Kisella Voda – 1047. Në qytete tjera të vendit mbi një mijë të infektuar ka Tetova (1060), ndërsa mes 500 dhe 1000 janë regjistruar në Prilep (901), Kumanovë (844), Veles (777), Manastir (697), Strumicë (649), Gostivar (564), Ohër (536), Shtip (513).
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në 24 orët e fundit në qendrat për kovid në spitalet nëpër vend është paraqitur se mjekohen 565 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus. Në qendrat rajonale në Manastir dhe Shtip janë hospitalizuar 145 pacientë shtesë, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë të Kovid-19, të cilët mjekohen në spital në repartet infektive është 701.
Në kryeqytet, 410 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Kovid-19 po trajtohen në pavijoneve të infeksionit. Që do të thotë se numri i përgjithshëm i të shtruarve në spitalet në vend, plus ato në Shkup, është 1.111.
“Ka rreth 90 shtretër spitalorë falas në spitalet në ambientet e brendshme dhe u lëshohen pacientëve të shëruar, të cilët do të lirojnë shtretër shtesë”, thonë Ministria.
Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, 83 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 62 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Ka 47 pacientë në Njësinë e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 66 pacientë janë duke u trajtuar në Veles, dhe 74 pacientë në Kumanovë janë pozitivë dhe dyshues ndaj Kovid 19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid-19, të cilët trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.111.
Ministria e Shëndetësisë thekson se të gjitha departamentet e spitaleve klinike kanë ambiente spitalore që kanë akses në oksigjen.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje deklaroi se spitalet në tërë vendin po ballafaqohen me mungesë të kuadros mjekësore, dhe se kjo nuk është rast vetëm te ne, por edhe në vendet e rajonit.
Ai bëri me dije se duke e marrë parasysh situatën me Kovid-19, në këtë moment, nuk ka mjek të papunësuar ose të paangazhuar në shtetin tonë.
“Problemi me kuadrot është i pranishëm në territorin e tërë shtetit dhe secili spital, duke përfshirë edhe klinikat në Shkup, po ballafaqohen me problemin e njëjtë. Edhe në vet klinikat infektive nga fillmi i krizës nuk kanë mundur vetë infektologët, të cilët janë të paktë në numër, diku rreth 50 në tërë shtetin, të ballafaqohen me valën e madhe të pacientëve. Dhe për këtë shkak, për ndihmë arritën mjekët nga profesionet tjera, para së gjithash internistë. Tani edhe ata janë të angazhuar në kuadër të reparteve të tyre. Janë zbrazur repartet interne në klinikat në Shkup dhe tani internistët së bashku me pulmologët dhe anesteziologët punojnë dhe i shërojnë këta pacientë”, deklaroi Filipçe
Kjo, siç tha, është problem me të cilin ballafaqohet absolutisht secili vend në rajon. E potencoi Bullgarinë si shembull ku punonjësit shëndetësorë janë mobilizuar dhe të gjithë ndihmojnë aty ku trajtohen pacientë nga Kovid-19.
Ministri i Shëndetësisë theksoi se pas takimit me mjekët privatë, rreth dhjetë prej tyre janë paraqitur të ndihmojnë në ballafaqimin me Kovid-19, ashtu që ende nuk ka nevojë të angazhohen mjekë të pensionuar.
Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 37 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirus. Gjithsej 42 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, ndërsa në klinikat interne ka pasur gjithsej 24 pranime edhe atë katër pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, tre pacientë janë pranuar në kovid-qendrën e Klinikës për neurologji dhe 17 të sëmurë janë hospitalizuar në repartin e ri të Klinikës për gastroenterohepatologjia.
Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 11 pranime të reja të pacientëve.
Në Klinikën për lëkurë në kovid-qendrën për momentin mjekohen 24 pacientë, në Klinikën për neurologji 37 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 55 pacientë me simptoma të koronavirusit.
Në SPQ “8 Shtatori” ka 79 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive ka 160 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijëve Kozle ka 38 pacientë, nga të cilët 11 fëmijë dhe 27 të rritur.
Gjithsej 410 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje të oksigjenit.