Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka demantuar lajmet e rrejshme që kanë qarkulluar në disa portale se gjoja ai është shtrirë në një nga spitalet private, informon drejt.mk. Në faqen e tij në Facebook, Spasovski njofton se ka qenë në Klinikën për sëmundje infektive disa ditë dhe tani ndodhet në shtëpinë e tij në Kumanovë dhe tani ndjehet mirë me shëndet. Ai ka falemenderuar të gjithë bashkëqytetarët që këtë periudhë e kanë mbështetur duke e kontaktuar për ti dhënë kurajo./drejt.mk/
Lexoni postimin e plotë:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1768766583300957&id=261903973987233