Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 89-të i konfirmoi deputetët e rinj – Mirçe Axhioski në NJZ5 nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë”, Rina Ajdari për NJZ6 nga BDI-ja, Mirosllav Jovanoviq dhe Lidija Tasevska, të dy në NJZ2 nga koalicioni “Mundemi”.
Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski informon se e kanë shqyrtuar raportimin e kryetarit të Kuvendit me të cilin, siç tha, na informon se Kuvendi në seancën e sotme i konstaton dorëheqjet e deputetëve Igor Durllovski nga NJZ5 prej VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë” për Bajram Rexhepin nga NJZ6 prej BDI-së, Muhamed Zeqiri nga Koalicioni “Mundemi” dhe Sanja Lukarevska nga NJZ2 prej Koalicionit “Mundemi”.
KSHZ katër deputetëve të rinj do t’u japë vërtetim për deputetë të zgjedhur në Kuvend. Anëtarët e KSHZ-së njëzëshëm e miratuan këtë Raport, i cili pastaj do të dorëzohet deri te Kuvendi për procedurë të mëtutjeshme.
Anëtarët e KSHZ-së e votuan edhe Propozim-vendimin për mjete të paradhënies për repartet rajonale Kërçovë dhe Shtip me qëllim që t’u ndihmohet këtyre njësive rajonale t’i realizojnë kompetencat e tyre në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Plasnicë dhe Shtip.